Kanë nisur tensionet në fakultetet e Universitetit të Tiranës, për shkak të kontrolleve që po iu bëhen studentëve në hyrje të çdo fakulteti për vaksinën ose testin anti-Covid.
Studentët e pavaksinuar janë përplasur me policët e vendosur në hyrje të godinës së Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Pjesë nga debati:
“Nuk vuaj për bukën e gojës, por për cilësi, të gjithë ne vuajmë për cilësi”, tha një prej studentëve.
“Vaksinimi”, tha njëri prej personave që qëndron në derë.
“Hapeni rrugën për studentët! Çfarë vaksinimi m”, tha një tjetër studentët që është kundër rregullit për vaksinimin.