Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen ‘Çarshi e vjetër’ në Shkup. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në një shisha bar në rrugën “Samoilova”.
Gjithçka ka ardhur pas përplasjes së dy grupeve në këtë lokal që ndodhet në katin e parë të një hoteli. Të dy të vrarët nuk janë identifikuar ende, por rezultojnë emra të njohur për Policinë e Shtetit për shkak të të shkuarës së tyre kriminale. Të vetmet detaje që janë raportuar, janë nofkat e tyre, “Zhila” e “Laci”.
“Më 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I. të cilët kanë nderuar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.