Një sherr në qyetin e Korçës ka përfunduar me nxjerrjen e armëve të zjarrit, ku të shtënat kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës pranë bashkisë së qytetit.
Sipas informacioneve, një përplasje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite, pas një konflikti midis disa personave për motive të dobëta dhe ka përfunduar me plagosjen e njërit prej autorëve të përfshirë në debat.
Nga predhat e shtëna ka mbetur i plagosur Erion Hoxhallari, i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Korçës, ku po lufton me jetën sipas plagëve të marra.
Mësohet se policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të krimit dhe një personi tjetër që ndodhej në vendngjarje. Mësohet se autori me inicialet D.M, ka pasur një përplasje verbale me të plagosurin, që është përshkallzuar me nxjerrjen e armës.
Bashkë me autorin është arrestuar dhe një person tjetër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Blutë e qytetit po bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes./Ekskluzive.al