Në lidhje direkte me skype në Open në Top Channel, Kreshnik Spahiu foli me tone të ashpra për kryetarin e Partisë Demokratike. “Lulzim Basha nuk shkon në tryezë me kundërshtarin e vet se është i paaftë. Ai mund të ulet me ambasoadore kinez, arab e të tjerë por me kundërshtarin nuk ulet sepse e di që humb”- tha Spahiu.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Grida Dumës e cila i tha Spahiut që politikë bëhet me akte publike dhe politike dhe jo takova atë, fola me këtë etj.
Spahiu: Ka 2 vite që Basha nuk e ka përmenduar reformën, votën e emigrantëve, vota elektronike dhe këtë e ka bërë sepse ka interes që të mos ndryshojë sistemin- iu kundërpërgjigj Spahiu.