osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përplasja me turqit shkakton ‘tërmet’ në Athinë, kryeministrin e ‘tradhton’ i besuari i tij. Erdogan përdor fjalën “luftë” për herë të parë

Përplasja me turqit shkakton ‘tërmet’ në Athinë, kryeministrin e ‘tradhton’ i besuari i tij. Erdogan përdor fjalën “luftë” për herë të parë

Këshilltari mbi sigurinë i kryeminsitrit grek Mitsotakis dha dorëheqjen gjatë ditës së djeshme pas një deklarate, e cila shkaktoi tërmet në Athinë.

Admirali Alexandros Diakopoulos tha ndër të tjera se anija turke “Oruç Reis” ishte duke kryer kërkime në Egjeun Lindor përgjatë gjithë ditëve që ajo po qendron atje, një pozicion i kundërt ky me deklaratat e deritanishme të ushtrisë greke se anija turke nuk mundej që të kryente kërkime për shkak të zhurmës që shkaktohej nga anijet e tjera aty pranë

Siç raporton “Zougla“, pikërisht kjo e “çarë” në mendim dhe qendrim të qeverisë greke ndaj zhvillimeve me Turqinë ka bërë që të ketë reagime ndaj deklaratës së Admiralit Diakopoulos, i cili konfirmoi të kundërtën e asaj që Greqia ka pretenduar deri më tani.

“Të mos gënjejmë veten”, mësohet të jetë shprehur ai, sipas mediave greke, duke shkaktuar shqetësim në ambientet e Kryeministrisë greke. Për këtë arsye, ai paraqiti dorëheqjen, e cila u pranua nga ana e Mitsotakis.

Kjo tregon edhe pikëpamjet e ndryshme në menaxhimin e krizës mes qeverisë greke dhe këshilltarit të sigurisë.

Vetë Admirali Diakopoulou e njoftoi dorëheqjen e tij përmes një letre, në të cilën shkruante:

“Deklarata ime një ditë më parë shkaktoi konfuzion dhe krijoi shqetësim për kryeministrin dhe qeverinë, por nuk ishte aspak qëllimi im.

Unë i kam shërbyer vendit tim për dekada me radhë dhe kam marrë përsipër përgjegjësitë e mia.

Prandaj, jap dorëheqjen nga posti i këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit.

Do të vazhdoj të ndihmoj atdhen në çdo mënyrë që të mundem”.

Prej disa ditësh, anija turke “Oruç Reis” është duke lundruar në ujërat e kontestuara mes Turqisë dhe Greqisë.

Turqia pretendon se po kryhen kërkime për gaz, ndërsa Greqia thekson se kryerja e kërkimeve është e pamundur teknikisht pasi në zonë ka shumë anije të tjera që shkaktojnë zhurmë në det duke mos lejuar aparaturat që të punojnë siç duhet.

Presidenti turk Erdogan, tha një ditë më parë se asnjë kërcënim nuk mund ta pengojë Turqinë të kërkojë burime natyrore në Mesdheun lindor.

“Turqia është e vendosur të kërkojë përmbushjen e të drejtave të saj në Mesdheun lindor dhe asnjë fuqi apo kërcënim kolonial nuk mund të na pengojë të kërkojmë burime të naftës dhe gazit natyror që besohet të ekzistojnë në rajon,” tha ai në një fjalim në Ankara, duke theksuar se Turqia dëshiron që mosmarrëveshja të zgjidhet përmes dialogut dhe diplomacisë.

Nga ana tjetër, Erdogan përmendi për herë të parë fjalën “luftë”, kur tha se “lufta e Turqisë në fronte të ndryshme nga Mesdheu Lindor deri në Libi nuk është vetëm luftë për të drejtat e vendit, por edhe për të ardhmen”.