Ish-deputeti Ervin Salianji e bën të qartë se protesta e sotme është ndryshe nga të tjerat duke shtuar se numri i njerëzve është shumë më i madh.
Kur u pyet nëse do të kishte përplasje, Salianji tha se asgjë nuk është e pamundur duke parë numrin e madh të njerëzve.
Salianji: “Do të jetë një protestë ndryshe, për pjesëmarrjen siç e shikoni dhe surprizat që kanë përgatitur qytetarët që janë jo pak. Revolta siç e shikoni është në përmasa edhe më të mëdha se sa herët e tjera. Nuk besoj se as ne do të kemi mundësi ta kontrollojmë në të njëjtat përmasa. Siç e shihni ka një lumë njerëzish që po vështrojnë.
Do të ketë përplasje?
Këto nuk janë të parashikuara nga ne si organizator, por asgjë nuk përjashtohet duke parë revoltën e njerëzve dhe mos tërheqjen e Kryeministrit që lufton për pushtet personal. Besoj nuk do të përplaset askush për interesat e Ramës.
Policia është seksion i Partisë Socialiste. Gjithë qytetarët e kanë kuptuar që është një shtojcë e Partisë Socialiste”.