“Sa herë shpirti im ka gjetur shërim në atë shtëpi”, kështu shprehet aktorja Justina Aliaj, teksa me mall dhe dhimbje duhet të shkruajë për njeriun që nuk jeton më. Justina Aliaj nuk e ka pasur jetën të lehtë.
E internuar, e larguar përdh unshëm nga profesioni që adhuronte.. Ajo ishte një artiste me “njollë” në biografi, por kjo nuk kishte rëndësi për Dritëro Agollin dhe bashkëshorten e tij Sadijen, që e prisnin dhe e përcillnin në shtëpinë e tyre dhe u interesuan deri në fund për rehabilitimin e saj, madje në kujtimet e saj, në librin “Ky është Dritëroi im”, Aliaj tregon edhe një episod, ku Dritëroi kishte bërë fjalë me Ramiz Alinë për punësimin e Justinës në Teatrin Kombëtar.
JUSTINA ALIAJ
FAMILJA AGOLLI, KJO DERË E MADHE
Nuk ka ndjesi më të fortë kënaqësie sesa kur ulesh të shkruash për një njeri që e ke respektuar dhe dashur tërë jetën e përtej.
I ndrituri Dritëro kishte një zakon që tek të dëgjonte, ta shoqëronte e ushqente rrëfenjën duke lëshuar gjatë gjithë kohës një: ëhë; po; ashtu tha?; ç’i the?; hmm; po shumë mirë; ëhë; e pastaj; mirë i the; po edhe; dhe ashtu, urtë e butë, e mbyllte duke më thënë:
“E mirë, tani do t’i flas unë”. Dritë kishte shpirti i tij. Kurrë nuk e neglizhoi vu ajtjen time, përkundrazi, e vu ante për aq kohë sa ishte e pazgjidhur.
Luftoi me tërë mundësitë dhe strategjitë e tij. Sepse kishte besim e të jepte besim. Më kujtohet një nga këto momente:
Rreth vitit 1978, Dritëroi kishte biseduar për problemin tim me R.A. Biseda ishte lënë e hapur. Pra, Dritëroi ishte entuziast, sepse më në fund nuk kishte hasur në rezistencë të madhe. Një koincidencë e pakëndshme ndodh:
Jo shumë larg në kohë pas takimit të Dritëroit me R.A., më thërret në zyrë drejtori i Teatrit Kombëtar, V.A., që të shkoja dhe ta takoja nga ku vu aja dënimin.
Ai më komunikon propozimin e Teatrit Kombëtar që unë do të emërohesha aty. Vallë, kush e pati gëzimin më të madh atë ditë veç familjes sime dhe çiftit Agolli? E keqja ndodhi mbas pak ditësh.
Më thërret përsëri drejtori i Teatrit Kombëtar dhe thotë: “Unë të gëzova, unë po të hidhëroj. Nuk na u aprovua propozimi ynë. Të kërkoj falje shumë. Dritëro Agollin nuk e kam parë të nevrikosur kurrë më si atë ditë. Shante e shfrynte. Mua më udhëzoi të takoj menjëherë sekretarin e R.A., ndërsa Dritëroi vetë takoi R.A. dhe këmbëngulte tek ai se përse të refuzohet propozimi i Teatrit Kombëtar. “Talentet nuk lindin çdo ditë”, – përsëriste tërë kohës.
Dritëroi shfrytëzonte çdo mundësi kur shihte që hapej drita jeshile për mua. Derisa e arriti atë që dëshironte, që unë të shfaqesha në skenë mbas gjithë atyre viteve të ecejakeve të tij. Madje u telefononte shumë personaliteteve të dëgjonin këngën baladë. “Mall për vendlindjen”, kënga lançuese pas 18 viteve vu ajtje. Viti 1990. Ishte një taktikë e shkëlqyer e tij: qoftë se ai u linte të kuptonin se çfarë kishin humbur, apo qoftë sesa këngë e bukur është. Para shumë vitesh, unë kam pasur fatin të interpretoj rolin e Ritës te “Mosha e bardhë”.
Ishte një dramë shumë e bukur, e guximshme, që aspiron civilizimin drejt perfeksionit.
Një aspekt nga drama: Burri i Ritës, nga xhelozia e fyen Ritën, duke i thënë:
– Çfarë do? Dy burra si në matriarkat?
Dhe në fund të shfaqjes, Rita i afrohet krejt afër fytyrës së burrit dhe i klith me sa dhimbje e krenari që ajo ka:
– Po ti, çfarë do? Dy gra si në patriarkat? E desha shumë atë rol, ku autori klith për vetë emancipimin, për barazi etj…
Një ditë, Sadija dhe unë po ktheheshim në shtëpinë e saj. Aty gjetëm Dritëroin dhe një redaktor të një gazete, të cilët sapo kishin përfunduar së zgjedhuri një cikël me poezi për t’i botuar në gazetë. Sadija kërkoi t’i shihte titujt, në fillim tha mirë (sa me kalue radhën), pastaj një e nga një i hoqi të gjitha dhe filloi nga e para përzgjedhjen.
Dhe Dritëroi nuk bëri asnjë fjalë, veçse iu kthye redaktorit:
– Të thashë ke mjaft, merri dhe ik… Rri tani! U krijua një gjendje kur shihja redaktorin që s’dinte çfarë bënte dhe kishte frikë se nuk po merr asnjë. Dritëroi që i kishte dalë borxhit qysh pa hyrë Sadija dhe unë në shtëpi. Në gjithçka Sadija ishte “mburoja” e tij. Kurrë nuk e harroj kur më ka thënë një ditë: “Dritëroi është shumë i pakujdesshëm, i beson gjithkujt. Po pinte me një kolegun e tij poet dhe kur e pashë, vura duart në kokë. Ngrita zërin dhe i thashë Dritëroit: Këtu, vetëm ti po pi o Dritëro, se “miku yt” e derdh rakinë nën tavolinë, kështu që ti vazhdo të flasësh ç’të kërkojë ky”.
Kjo derë e madhe ishte e hapur për mirëseardhjen e kujtdo që i trokiste. Ndryshe nuk kishte se si ndodhte në shtëpinë e Agollëve, ashtu si e ëma e të ndriturit Dritëro, Xhexheja, e cila zbërtheu shpirtin e dëlirtë të kësaj familjeje të madhe. Dhe ja çfarë ngjau një ditë: Xhexheja ishte vetëm në shtëpi. Kur ç’të shohë Sadija? Xhexheja kishte zbritur të tëra gotat, të voglat dhe të mëdhatë, nga të gjitha raftet e kuzhinës dhe kishte zbrazur nga shishet të gjitha pijet që ishin aty.
Sadija e pyet: “Çfarë po bën Xhexhe?”
-“Po shih sa shumë njerëz na kanë urdhëruar në shtëpi. Pupupu, është turp i madh pa i nxjerrë diçka”, – ia ktheu Xhexheja. Në fakt, njerëzit apo kallaballëku ndodheshin veç në televizor, por shpirti i saj bujar, edhe në ato vite me problemet në kujtesë, e shtynte t’i “qeraste” edhe ata. I tillë, madje dhe përtej ishte i biri i kësaj zonje bujare.
Por ashtu janë tashmë edhe fëmijët e tyre, me zemër dhe me edukatë të madhe. Falë Sadijes, gruas më të rrallë që kam pasur fatin të njoh e të miqësohem, unë njoha të madhin e të ndriturin Dritëro. Te mirësia e tij gjeta sa e sa herë shërimin e shpirtit, edhe ndihmën e pakursyer. Me fëmijët kam një lidhje shpirtërore krejt të veçantë.
E nuk ka si të ndodhë me mua ndryshe, kur respekti e dashuria është e pashlyeshme për të dy ata që na shohin nga lart.
Madje, dy fëmijët e tyre nuk e dinë se çka provon shpirti im kur i takoj. I shoh drejt e në sy, si me dashtë me i thanë: “Më flitni tani, si dikur baba e nana juaj”.
Njikaq, ata më depërtojnë nëpërmjet syve të fëmijëve të tyre, që janë krejt shëmbëlltyra e prindërve të tyre./Panorama.com.al