osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përplasja Berisha-Thaçi, reagon Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Përplasja Berisha-Thaçi, reagon Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Gjatë vizitës së sotme në qytetin e Vlorës, Ramush haradinaj u pyet edhe për çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. megjithëse nuk dha një prononcim për këtë temë ai u shpreh kundër kësaj ideje.
“Hapja e temës së kufijve është e papranueshme. Ajo që jam pro është që me 1 janar të heqim doganën mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ndër të tjera Haradinaj.
Ndërsa i pyetur më tej për përplasjen mes ish-Kryeministrit Berisha dhe presidentit Thaçi, Haradinaj nuk dha asnjë përgjigje, ndërsa duke qeshur tha se sot përshëndet të gjithë politikanët shqiptarë.
Fjala e Ramsuh Haradinajt nga Vlora:
“Sot jam vlonjat dhe ndihem më shumë se çdo herë shqiptar. Do të jemi shumë herë më afër. Për mua nuk ka ditë të vitit që nuk doja të vija në Vlorë. Vlora është zemra jonë.  U bëj thirrje qytetarëve të vijnë.
(Gazetarët e pyesin për çështjen e kufijve)
Sot ndoshta duhet të jem më i kujdesshmëm me prononcimin tim. (qesh) Për fat të keq luftërat e të Ballkanit kanë qenë të rrezikshme. Hapja e temës së kufijve është e papranueshme. Ajo që jam pro është që me 1 janar të heqim doganën mes Shqipërisëv dhe Kosovës. Me qëllim po e devijoj pyetjen tuaj. Ajo është një retorikë. Ju e dini kufijtë nuk devijohen me fjalë. Nuk duhet të prekim kufijtë.
(Pyetet për përplasjen Thaçi-Berisha)
A më lejoni me i përshëndet të gjithë. I përshëndes të gjithë sot. Edhe kryeministrin Rama edhe opozitën. Ju lutem është atdheu ynë të jemi sa më afër njëri-tjetrit.