Lulzim Basha dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj janë përplasur në Kuvend lidhur me Vettingun në Policinë e Shtetit.
Basha ka folur me tone të forta në Kuvend, duke akuzuar kreun e qeverise Rama, për inkriminimin e punonjësve të policisë ku theksoi se “Këta të maxhorncës kanë dy orë që po i thonë shqiptarëve policia është në nivele të shkëlqyeshme si kurrë më parë, por kur sot, kryeprokurori italian ka thënë ministrit të Brendshëm se mafia shqitare ka lidhje me politikë dhe ka pushtuar policinë. Cfarë është vetingu, është mblehdja në një ligj e normave që ekzistojnë për të pamundësuar që zyrtarë të lartë të policisë të emërohen njerz me precedentë penalë, bashkëpunëtorë të krimit”.
“Nuk kemi asgjë kundër të miratojmë këto norma në ligj, por të gjitha ekzistojnë por nuk zbatohet. Nuk është problemi që Rama, Tahiri, apo Xhafa nuk kishin strategji e ligj, nuk ka vend në Ballkan të ketë më shumë ligje se ne, por nuk ka vend në Evropë ku kryeministri e qeveria të jenë të zhytur në krim
Policia u bë organizatë kriminale në funksion të drogës e krimit, për shkak të ministrit të brendshëm, Tahiri, të faktuar nga antimafia italiane si bashkëpunëtor i krimit të organiziuar, të zëvendësuar nga një person që është denoncuar si torturues i komunizmit, se pinë një gotë raki kur vdiq Enveri. Emëroi ministrin e Brendshëm një njeri që ishte pjesë e realizimit të planit të tij”, tha Basha.
Ndërkohë e menjëhershme ka qenë përgjigja e Xhafajt.
“Unë nuk i lëviz asnjë presje asaj që kam thënë, është një shumë emirë thjesht duhet ndryshim kushtetute, merre iniciativën, merre, për sa i përket cështjeve, ki durim, duhet të kesh më shumë durim, që të presësh, edhe për atë që ke kohë që flet, për SPAK, BK, edhe aty duhet bërë ndryshim që procesi të nisë së pari nga mua dhe nga ty, përfshirë familjet tona, rrethin familjar, pasuritë tona. Do e marr unë iniciativën shumë shpejt, do e shohësh rezultatin, ki durim zoti Lulzim,” u shpreh ai.
REPLIKAT
Basha: “Vetë vëllai i Xhafajt është dënuar për trafik droge. I shpëton dënimit vetëm falë manipulimit të Kodit Penal. Ne kemi propozuar një zgjidhje. Nëse kërkohet Vettingu në polici, qëndrojnë njerëz pa Vetting në krye, si ministri, zv.ministra, drejtori i pastrimit të parave.
Kjo është dilema që duhet të zgjidhim. Doni Vetting? Përfshijeni amendamentin tonë, që si pjesë e Vettingut të jetë dhe Vettingu i thelluar i ministrit të Brendshëm dhe i gjithë drejtorëve të rëndësishëm në luftën kundër krimit.
Ky ka qenë projekt personal i Ramës, krijoi policinë e tij personale. Rama kishte qëllim vendosjen e të gjitha burimeve të drogës nën kontrollin e tij dhe të Tahirit. Aktiviteti i tretë i policisë, me urdhër të Ramës ishte mbrojtja e kriminelëve, dhe sidomos të atyre që i kishte futur në politikë.
E përdori policinë harbutërisht për të ushtruar presion ndaj bizneseve. Nuk ka Vetting dhe nuk do të ketë Vetting në Policinë e Shtetit, duke nisur me ministrin e Brendshëm”.
Xhafaj: “Ne jemi të angazhuar në këtë betejë dhe them t’ia lëmë kohës. Policia ka probleme, ka pasur probleme, nuk janë të sotmet, janë të akumuluar në vite. Nuk mund që për 200 policë të akumuloni si të tillë 10 mijë të tjerë.
Më 2017 janë 50 vepra penale të vrasjes, shumica janë të zbuluara deri në vrasje që janë shumë të vështira për t’u zbuluar, si këto të fundit, edhe kjo e sotmja. Është ulur ndjeshëm numri i vrasjeve. Kemi gjetur një instrument për të bërë pastrimin e strukturave.
Kjo është një gjë që e bëjnë të gjitha agjencitë ligjzbatuese, e bëjnë shumë të ashpër se kaq. Ky proces skanimi nuk është një proces që bëhet një herë në kaq vjet, por vit për vit për çdo punonjës në këto struktura.
Sa i përket çështjes së Vettingut, për mua z.Basha e kam thënë dhe nuk e lëviz asnjë presje, që ta bësh atë është gjë shumë e mirë thjesht të duhet një ndryshim kushtetues, merre iniciativën. Kij durim, mos ki merak!
Bën mirë të kesh pak durim, sinqerisht ta them, duhet të kesh më shumë durim të presësh, për shumë gjëra, edhe për atë që ke kohë që flet, edhe për SPAK. Edhe këtu procesi le të fillojë së pari nga unë pastaj te kryetari i opozitës, përfshi dhe familjet tona. E marr unë iniciativën shumë shpejt. dhe besoj se do ta shohësh rezultatin si do dalë, prandaj kij durim Lulzim”.
Basha: “Fatmir, e kuptoj që shkollën e ke bërë në shkollën e komunizmii, hetues ke qenë në kohën e komunizmit, këtu harroje se më impresionon mua. Ti je pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Më dëgjo mirë, lëri dërdëllimat këtu, në ligj fut Vettingun e ministrit.
Mos na bëj si gardian e Kushtetutës, se ti e ke shkelur atë për vëllain tënd. Ti ke ndryshuar procedurën që jot vëlla të mos ekstradohet. Je vendosur aty që të të kontrollojë kapo-banda, edhe ti e kontrollon atë.
A ka shqiptar që e beson se kështu do të luftohet mafia, kur figurat kryesore të saj janë vënë për të bërë Vettingun në polici. As mos u skuq, e as mos u zverdh, prano amendamentin tonë. Ti pjesë e faqes së zezë e pengesës së Shqipërisë në familjen evropiane.
Çdo qindarkë, çdo akt i imi dhe i familjes sime ka qenë dhe është në transparencë. S’do gjesh asnjëherë aty as drogë, as krim, as pastrim parash, prandaj hiq dorë nga metodat e sigurimit të shtetit, se nuk na impresiono dot se jemi të gjithë të pastër”.
(TemA)