osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përplasi për vdekje 40-vjeçarin dhe e la në rrugë, droni kap pas 24 orësh drejtuesin e “Volkswagen”

Përplasi për vdekje 40-vjeçarin dhe e la në rrugë, droni kap pas 24 orësh drejtuesin e “Volkswagen”

Drejtuesi i mjetit që pasditen e djeshme rreth orës 18:25 përplasi për vdekje 40-vjeçarin Florant Pllana në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë dhe u largua duke e lënë trupin e pajetë të tij në rrugë, është arrestuar pas 24 orësh nga policia.

Blutë e qytetit juglindor kanë zbardhur të plotë rrethanat dhe dinamikën e aksidentit tragjik në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës”, duke vënë në pranga 38-vjeçarin Gentjan Capo, nga fshati Gështenjas.

Policia sqaron se hetime intensive dhe kontrolle në të gjithë zonën përgjatë aksit nacional Pogradec-Korçë, duke përdorur edhe dronët çuan në identifikimin e mjetit tip “Volkswagen” të përfshirë në aksident dhe zbulimin e drejtuesit.

“Në vijim të informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, u gjet i pajetë shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua për aksident rrugor, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë vijoi veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të mjetit, që shkaktoi aksidentin.

Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi të territorit te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth reth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volkswagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit shtetasit G. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec. Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën me dije policia.