Mësohet se personi që shkaktoi aksidentin e shumfishtë mbrëmë në Tiranë, ku u përfshine 7 makina, quhet Gentian Koçi dhe Ervin Kodra, ky i fundit pasagjer.
Ata kanë pasur armë me vete, 2 pistoleta, ndërsa Policia u ështe vënë në ndjekje pasi, nga informacionet paraprake, mësohet se kanë pasur lëndë narkotike.
Në tentative për t’iu larguar forcave të policisë Gentian Koçi ka aksidentuar 7 automjete, ndërsa të fundit e ka përplasur në rrugën e njohur si “kthesa e burgut’.
Në makine ka qenë një grua, e cila ka qenë e ndaluar në semafor, ndërsa ai e ka përplasur me shpejtësi.
Pas përplasjes së fundit ata kanë zbritur nga makina dhe kanë tentuar të fshihen në rrugicat e lagjes aty pranë, duke hedhur dhe një nga armët në oborrin e një banese.
Policia ka mundur t’i arrëstoje, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia.