Profesor Përparim Kabo shprehet se nëse SPAK do të japë shpresë dhe të krijojë besueshmëri tek shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar duhet të hetojë vilat në kodrat e Tiranës dhe të gjirit të Lalzit.
“Para dy ditësh u arrestuan disa komisioner në komisionet e zgjedhjeve, dakord, nuk jam kundra nëse kanë shkelur ligjin. Jo vetëm ata, por edhe të tjerë. Nëse do t’i biesh mbarë Shqipërisë, mund të dali që një pjesë e madhe e komisionerëve mund të kenë atë fat. Problemi është që arta komisionerë, janë gurë shahu që përdoren nga forcat politike, sepse ata se kanë bërë për vetën e tyre. Ata janë administratorë të procesit të votimit.
SPAK-u nëse nuk dëshiron të qëndrojë pak, duhet të rrethojë gjirin e Lalzit dhe të gjitha vilat që janë atje. Duhet të rrethojë kodrat e Tiranës dhe të gjitha vilat që janë atje. Dhe të hetojë, a janë ndërtuar ato me para të ligjshme apo të paligjshme. Nëse e bën këtë, jep shpresë, kurajo dhe besueshmëri shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar”, tha Kabo për Top Talk.