osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përndjekja e Maks Velos…, Kush ishte pseudonimi:, Qeni, Thinjoshi, dhe Peneli

Përndjekja e Maks Velos…, Kush ishte pseudonimi:, Qeni, Thinjoshi, dhe Peneli

“Gjatë kohës që ka qënë në survejtim objekti ka bërë tentativë për të kontrolluar nëse survejohej ose jo, duke bërë lëvizje të pajustifikuara dhe duke kthyer gjithmonë kokën mbrapa”, kështu shkruhet në raportet sekrete të përndjekjes së artistit Maks Velo, nga ish shefi i Bazës Llambi Jano. Në librin “Jetë paralele”, biseda me Alda Bardhylin, tregohet gjithë kalvari i një përndjekjeje disa mujore nga Sigurimi i Shtetit për Velon. Tre ishin informatorët më të rregullt në këtë pojekt shtetëror kundër Velos. Ata kishin pseudonimin Peneli, Thinjoshi dhe Qeni.

“Pseudonimi “Peneli” quhet H.R punon si pikturist në dyqanin dekor që ndodhet në rrugën H.Tahsin në afërsi të dyqanit të shitjes së vajgurit.Pseudonimi “Thinjoshi” quhet P.T punon disenjator në Komunale në Tiranë. Pseudonimi “Qeni” quhet A.R, banon në Rr.H.Tahsin, Pall. 60, Shkalla e I. Punon në Komb. Ushqimor, A.Kelmendi, si teknik”, shpjegohet në raportet sekrete. Më poshtë po botojmë një fragment nga kjo dosje.

Në orën 6 filloi survejimi në pritje të daljes së objektit nga shtëpia e tij në Sh.A.Rustemi. Në orën 7.20 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i rr. L. Gurakuqi, kalon në Sh. A.Rustemi, rr.H.Tahsim e në orën 7.24, objekti u fut në shtëpinë e tij. Në orën 10 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë, kalon Sh. A.Rustemi e në orën 10.03 u fut në tregun fshatar. Pasi bëri disa xhiro nëpër treg del e kalon Sh.A. Rustemi, L. Gurakuqi e në orën 10.18 u fut në Pallatin e Kulturës dhe pas 2 minutash u pa që ishte ulur në një tavolinë në sallën e leximit të katit të parë.

Në orën 10.50 del e kalon në Sh.Skënderbej, pas Kom. Ekzekutiv e në orën 10.58 shkon e pret një biletë sporti te sporteli që ndodhet mbrapa M. Çajupit. Për 1 minutë largohet që këtej e kalon Sh.Skënderbej. Në orën 11.03 futet përsëri në sallën e leximit të Pallatit të Kulturës, po në katin e parë. Në orën 11.10 u pa që pas 1 minute po bisedonte brenda në sallë me Perikli Jorgonin, i cili punon në shtëpinë botuese “N.Frashëri”. Momenti i takimit dhe i ndarjes nuk është parë nga ana jonë.

Në orën 11.15 objekti del vetëm e kalon në Sh.Skënderbej, L.Gurakuqi, Sh. A.Rustemi, H.Tahsin e në orën 11.20 u fut në drejtim të shtëpisë së tij. Në orën 11.23 u fut në drejtim të shtëpisë së tij. Në orën 11.40 objekti u pa duke ardhur nga drejtimi i shtëpisë së tij kalon Sh.A.Rustemi, L.Gurakuqi, Sh.Sskënderbej, B.D. e Kombit, e në orën 11.53 ulet në një stol në lulishten që ndodhet përballë Hotel “Dajtit”. Në orën 12.30 ngrihet që këtej kalon B.D e Kombit, Sh.Skënderbej, L.Gurakuqi, Sh.A.Rustemi, H.Tahsin e në orën 12.40 kalon në drejtim të shtëpisë së tij. Deri në orën 13.30 që vazhdoi surveimi objekti nuk u pa të dalë. Në këtë orë survejimi u ndërpre me urdhër./Gazeta SHQIP