Zyra e Shtypit të KISH ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të Imzot George Frendo, i cili disa ditë më parë u transferua në spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Bari pasi ishte infektuar me COVID-19.
Bëhet e ditur se aktualisht gjendja e Imzot Frendos paraqitet e mirë dhe ai po shkon drejt rikuperimit gradual, ndërsa sot ka “pasur mundësinë të kremtojë Meshën Shenjte në kapelën e repartit Covid ku ndodhet në këtë spital, së bashku me besimtarë e tjerë që po kurohen nga ky virus.”
Nga kontaktet me përgjegjësit e repartit Covid-19 të spitalit “Acquaviva delle Fonti”, në Bari, thuhet ne njoftim, na lajmërojnë gjendja shëndetësore e Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë-Durrës, është shumë e mirë; ai po shkon drejt rikuperimit gradual si dhe çdo gjë paraqitet e qëndrueshme.
Nga një video-telefonatë e bërë, Imzot Frendo ka treguar se po kalon momente të qeta nën kujdesin e fretërve kapuçin dhe kapelanëve të këtij spitali. Sot ka pasur mundësinë të kremtojë Meshën Shenjte në kapelën e repartit Covid ku ndodhet në këtë spital, së bashku me besimtarë e tjerë që po kurohen nga ky virus, thuhet nder te tjera ne njoftimin ku behet publik gjendja shëndetësore e Imzot George Frendo.