Dy të vdekur dhe një i zhdukur është bilanci i përmbytjeve që kanë përfshirë rajonin e Emilia Romagna në Itali.
Ndërkohë sipas mediave italiane 5 mijë njerëz janë në rrezik për tu evakuuar në zonën e Ravenës.
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan vërshimin e Lamones, në Romagna, ku zjarrfikësit evakuuan disa banorë në disa shtëpi të përmbytura, pa energji elektrike dhe në ujë.