Italia fqinje është prekur nga moti i keq këtë fundjave.Reshjet e dendura të shiut kanë gjunjëzuar Napolin, Salernon, ndërsa shkollat u mbyllën që të premten.
Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë kanë marrë më shumë se 1000 telefonata për ndihmë në Italinë Veriore.Stuhitë e shiut kanë shkaktuar dëme në çatitë e shtëpive dhe përmbytjen e tyrë në Lombardi, Romë, Emilia Romana, Lacio etj, ndërsa disa rrugë kryesore janë bllokuar për shkak të rrëzimit të pemëve.
Disa aeroporte dhe porte kanë anuluar aktivitetin për shkak të kushteve aspak të favorshme të motit.Por përveç reshjeve të dendura të shiut, në veri të vendit në Alpe ka nisur dhe dëbora e parë, e cila ka shahktua jo pak vështirësi në transport.
Sinoptikant kanë paralajmëruar uljen e mëtejshme të temperaturave në të gjithë Italinë.Edhe Austria është përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa e gjithë Europa po përballet me uljen e ndjeshme të temperaturave.
Sllovenia dhe Kroacia po përballen me reshje të dendura shiu, e po ashtu edhe Bosnja Hercegovina.
Shërbimi metereologjik europian ka paralajmëruar se Kroacia dhe Ballkani Perëndimor do të përballen me stuhi shiu dhe breshëri këtë fundjave.