osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përmbledhje haberesh, mbas cunamit historik…

Nga Akil Ylli

Askush nuk e priste, qe Cunami Historik i thirrur prej Qoftlargut, do ti ngjante si nje shetitje gastore gabelsh e perzier me spektakel atmosferik balonash. Gjithçka duhet te kete lidhje, me udhetimin e Lulashit ne Angli dhe Kryemadhes ne SHBA. Kush dreqi i di, se çfare solucionit do ti kene injektu atje, qe krejt pa prit ngjanin me dy plluma paqeje! Me ate teknologji qe kane ata, gjithçka eshte e mujtun, è!

Po çe do, per fat te keq, kur fille mbas atij fukaralleku ne pjesmarrje, megjithse kishin bere kujdes qe te dukeshin shume, duke mbajtur distance nga njeri tjetri, aq sa eshte e kshilluar ti rrish larg lebrozit, doli Lulashi e deklaroj, qe kjo ishte pjesmarrja me e madhe ne histori, at’here u pa qarte, qe dozen e injektuar, duket ja u kishin programuar me limit kohore. Ose ndoshta ka shume mundesi, qe mund tu kene injektuar edhe doza me efekt permanent , por me sa duket, niveli i delirit e i haluçinacioneve ka mbrrite ne ate pike, sa dhe shkenca detyrohet me i çu durt perpjete. Gjithçka ben vaki!

Nuk kaloj pa mbresa dhe deziluzioni qe kishte mberthyer opiumonistat e Kazanit. Zhelja mediatike 360 gradesh, kishte bere zbulimin e Madh, se arsyeja qe protestesta ngjante me nje karvan te eksitum dasmoresh, ishte nderhyrja e nje sipermarrsi te pushtetshem, mik i dy paleve kundershtare, qe ishte kthyer urgjent nga nje vizite jashte shtetit, me qellim per te zgjidhur krizen. Dhe sipas informateve te Zhelanit, ishte çeshtje ditesh, kur ky supermiku i dykahshem, do ti dorzonte Lulashit ne dore llokum, dorheqjen e Rames. Ba me kene dikush qe s’ja do te miren, do t’ishte shpreh: Kyt soj robit e ka rand edhe toka! As dreqit mallku, si duhet nji lek!

Edhe Nkoll Lleshi e Qimi, lane kokrren e namit, è! Kot sa u harxhun duke u talle Fleckensteinit, qe su rizgjodh si parlamentare ne BE. E dhjete fare, o Qim, o Nkoll! Mosni mor burra, na moret me qafe! A e pate si i ksyne kacabujt zevendesuses se tij, dhe i rekomandoj KE-es hapjen e negociatave!? Ku, kuuu, ku keni mu fute tash? Veç ne hishi andej nga keni dale, ndryshe s’ju shpshton gja prej hakmarrjes se haxhiqamilsave! Zoti ju mshiroft!

Por bomben ma te madhe e leshoj Fevzi Qirosi, kur tha, qe koha nuk pret, dhe duhet urgjentisht te arrihet nje marveshje, perndryshe populli i revoltuar nuk do te permbahet me, dhe do shperthente nje 97 te re. Dhe jo m’kot ishte ai, qe i vuni vulen. Dihet ajo, qe jo me kot populli jone, ne rrefenjt e tij, Qirosin e ka pas pike te dobet. Ka qene gjithmone Qirosi ai, qe i ka dhene zgjidhjet, ne momentet me t’veshtira. Sidomos ne femijet, kenaqeshim me zgjidhje e mençura te tij. Nuk eshte rastesi dhe ajo, qe shenjat e para te qirosllekut, Fevziut i kane filluar, qe kur ka qene 15 vjeç. E ka pase fatin e Qirosit, te parashkrum qysh heret. Me merr gazi me Piktorin, me siguri do te jete dhi brekesh, kur e ka mesuar kete te vertet, nga goja e Qirosit!

Ndersa zgjidhjen me idioteske e kishte dhene shkumaparti, qefliu i Santa Kuarantes. Ky i leshon broçkullat, si flluskat e sapunit. Hajt, se kur na çfaqet si lider dhe me nje dekalog, (vdesin per nje çik dekalog opozitaret tane) na garanton mrekullin ekonomike, s’na garanton tjeter, veç gajasjen, por kur gjykon si jurist, ngaqe ka qene dhe ish minister drejtesie, njeriu ka shprese, se diçka te hajrit ndoshta e thote. Po çne o te keqen! Gamar ekonomist, gamar jurist!

Me e lexu kushdo, konceptin qe ka ai per Kushtetuten e te drejtat e Presidentit per shtyrjen e zgjedhjeve, e kupton qe ky eshte i vetmti jurist ne bote, qe s’ja ka iden ku i bjen me shpi Kushtetuta. Ky gjigand ne postimin e tij, kishte shkeputur nje sentenc nga fjala e Presidentit: “parimet kushtetuse prevalojne ndaj çdo formaliteti”. Deri ketu, krejt ne rregull. Pastaj gjithçka tjeter, ky gjytrym i jurisprudences e shkel me kater kembet kete sentenc. Me llogjiken e Maliqit shtonte, se “Ligjërisht, do kisha preferuar që këtë pohim ta kishte bërë Gjykata Kushtetuese. Por edhe Presidenti i Republikës ka terren ta zbatojë këtë sentencë. Në fund të fundit, ai nuk është instanca e fundit që interpreton Kushtetutën, por është zbatues i saj. Përgjatë zbatimit, bën pa dyshim edhe interpretuesin e saj në shkallë të parë”. Ku, kuu, moj nane, ky idiot i shtin hatane edhe Maliqit!

Si fillim, ta ngjet dhima e kres. Ashte lamsh logjik. Nga njera ane thote, qe “parimet kushtetuse prevalojne ndaj çdo formaliteti”, dhe “Ligjërisht, do kisha preferuar që këtë pohim ta kishte bërë Gjykata Kushtetuese”, kurse nga ana tjeter shton, se kete pune shume mire mund ta beje Likja. Sipas tij, ai mund te zevendesoje jo vetem Gjyk. Kushtet., por dhe ta interpretoje ate. Per me e kompletu debilllekun, mungonte te thoshte, qe shume mire Likja mund te vetshpallej dhe Kryeminister.

Shshshsht! Mesa sa duket, ka qene kjo ide, qe e ka frymezuar ma te quten e gazetaris, Sonila Meçon, te na i shpethiqe informacionet e saj, qe “ekziston një udhrrefyes i cili flet për një tranzicion kushtetues të pushtetit”. Tranzicion kushtetues!??? Oooo Perendi e Madhe, ndiiihme, na mbyten debilet!

Por qershia mbi torten e demences mentale, shkumaparti e vendos at’here kur thote, se “Presidenti, nisur nga fakti që dekreti i Tij për zgjedhjet lokale nuk po zbatohet, të rifillonte proçesin e ri dekretimit të një date tjetër zgjedhore. Se të themi të vërtetën dekreti përcakton datën e zgjedhjeve dhe jo datën e votimit. Që këtu dekreti ka rënë”. Po ku e di ti, oor teej, qe s’po zbatohet dekreti i Likes? Moszbatimi i tij merret vesh, vetem kur te vije data e zbatimin, 30 qershori. Perpara edhte e pamundur! Luj Murrash vendit!

Por momenti, kur marria prek mrekullin, eshte kur shkruan, qe dekreti ka rene, sepse Likja duhej te percaktonte, perveç daten e zgjedhjeve 30 qershorin, edhe daten e votimit, psh. 31 tetorin, o çfare do datet tjeter, qe ti mbushej mendja Likes. Ne kete rast bindesh, qe mbi qafe ka nje helmet. Eshte njeoj, sikur te shpallesh se ndeshja behet me 30 qerhor, por loja zhvillohet me 30 shtator. Te shkreteve tifoz, ju duhet te rrine mbullur ne stadium, deri sa te filloje loja. Ooo buurra, me mbani bre, se ja futa vedit! S’durohet ma!

Qetsohuni, qetsohuni! Ishte alarm fallc! Kur kalon proven me keto krijesa, bahesh imun. Si friksohosh ma askujt. Te tille nuk gjenden as ne Univers!