Seanca e sotme parlamentare ka zgjatur vetëm 7 minuta, ku nuk kanë munguar as tensionet.
Që në nisje të saj, deputetët e opozitës së “Rithemelimit” ishin bërë gardh para foltores, duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve.
Ndërkohë deputeti i PD, Flamur Noka është përplasur edhe me një punonjës të gardës, që sic shihet në këtë foto i ka vendosur dorën në fytyrë në përpjekje për të depërtuar në anën tjetër të Kuvendit, ku qëndrojnë socialistët.
Ndërkohë në një tjetër moment, deputeti Noka i ka vendosur edhe një pankartë ministres Elisa Spiropali, e cila e ka marrë me sportivit këtë veprim, duke u shfaqur e buzëqeshur.