Lulzim Basha pretendon se ka nisur të lexojë që kur ishte në kopësht një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. (Ndërkohë vajzës së tij 13 vjeçe i lexon përralla për fëmijë 4-vjeçar).
Zbulon pasionin për pikturën dhe kinematografinë, pas takimeve me Rugovën, ‘çlirimin’ e Kosovës dhe luftimin e komunizmit në nga klasa si gjimnazist, pretendon se ka ndihmuar Shqipërinë me ndihma kundër ishte në Holandë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të befasojë dhe çudisë me ‘perlat’ që ka lëshuar në librin e tij ‘Misioni im’, por nga ana tjetër po vendos në pikëpyetje seriozitetin e tij, si i nominuar i opozitës si kandidat për kryeministër, gjithnjë nëse shqiptarët do t’i japin besimin.
Rrallëkush mund ta besojë, por Lulzim Basha shkruan se ka nisur të lexojë që në moshën 4-vjeçare veprat e Leon Tolstoit, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
I njohur edhe për kryeveprat “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”, nënteksti i veprave të Tolstoi vijon të jetë edhe sot objekt studimi i kritikëve letrarë më të një njohur në botë, ndërsa Basha pretendon se ka nisur të lexojë para klasës së parë.
Ndërkohë, disa ditë më parë, Basha publikoi një fotot, teksa po i lexonte vajzës së tij një libër me përralla për moshën 4-vjeçare, një paradoks ky që e vendos Bashën në një pozitë qesharake.
Basha shkruan se “Një nga pasionet e mia të para të periudhës së shkollës ka qenë, dhe vazhdon të mbetet si lexues i rregullt i saj, letërsia, librat. Kam nisur të lexoj mjaft herët, që në moshën 4-vjeçare. Libri i parë artistik që kam lexuar ka qenë një përmbledhje fabulash “Kopshtari dhe të bijtë” nga Leon Tolstoi.
Në familje kemi qenë të rrethuar nga libra edhe për shkak të shkrimtarit të njohur Sulejman Krasniqi, si pjesë e rrethit tonë të ngushtë familjar. Sigurisht, me kulturën dhe librin kam ngelur një soditës dhe shijues i saj.
Më pëlqejnë shumë muzika, kinematografia, piktura dhe arkitektura. Kur më jepet rasti të vizitoj muzeume të ndryshme, orët rrjedhin si minuta brenda tyre.
Është një botë që më mbush shpirtërisht, dhe si kryeministër i ardhshëm dua të vihem në shërbim të komunitetit të mrekullueshëm të artistëve shqiptarë. Unë jam rritur me veprat e tyre dhe natyrisht dëshiroj që edhe fëmijët e mi të mbushen shpirtërisht nga arti shqiptar”.
Kjo nuk është ‘perla’ e vetme e Lulzim Bashës. Kreu i PD-së e vizaton vetën edhe si një humanist dhe sakrifikues i madh. Ai pretendon se kur ishte student në Holandë, së bashku me Aurelën, kanë ndihmuar Shqipërinë, duke i dërguar ndihma.
“Disa muaj më parë, gjatë bisedës përgatitore për një intervistë, pyetjes së gazetarit nëse kisha dhënë ndonjëherë personalisht ndonjë donacion, iu përgjigja se i fundit ishte javën e kaluar. “Kujt?”, ngulmoi ai.
“Është kundër etikës sime personale të tregoj dhe të mburrem se kujt i jam gjendur në një situatë të vështirë”, iu përgjigja. Bashkë me Aurelën, që kur kemi qenë studentë në Holandë, kemi marrë pjesë në shumë fushata mbledhjesh dhe dërgimi ndihmash për Shqipërinë.
Në jetën time personale, para futjes në politikë, fatmirësisht edhe prej të ardhurave të mjaftueshme që kam pasur, kam besuar gjithmonë se një dorë solidare duhet jetë diku për ata që janë në nevojë. Në kushtet e sotme, më është dashur të reflektoj thellë mbi atë se si tregu i lirë mund të jetë në dobi të të gjithëve; se si tregu u lirë mund të jetë human; se si demokracia shqiptare mund të jetë dhe një demokraci ekonomike; se si shpërndarja e të ardhurave kombëtare të jetë më e drejtë në shoqëri; se si mund të realizohet kjo, kur diferenca dhe pabarazia e rezultatit janë normë dhe parakusht i ekonomisë së tregut”.
Lulzim Basha pretendon gjithashtu se ka qenë disident dhe se ka luftuar regjimin komunist që kur ishte 15 vjeç, madje sipas tij, për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste për regjimin, ndiqej nga Sigurimi i Shtetit.
“Në të vërtetë, po të bëj një kthim të shkurtër të fillim të viteve ’90, më kujtohet që mjedisi në të cilin gjallonte Shqipëria në atë kohë – kur isha jo më shumë se 15-16 vjeç – mbartte një atmosferë ngjarjesh për të cilat nuk mund të mos shpreheshe, ndaj të cilave nuk mund të qëndroje indiferent. Ditën pas rënies së Murit të Berlinit, mbaj mend që në orën e mësimit mësuesja kujdestare na pyeti se çfarë mendonim për ato ngjarje. Nxënësit nuk po flisnin ndaj dhe unë, së bashku me një shok, morëm fjalën.
Sot nuk më kujtohet saktësisht se çfarë thash, por sigurisht ishte diçka kundër regjimit komunist dhe Partisë së Punës. Unë isha rritur në atë frymë në familjen time, e cila nuk e pranoi atë regjim asnjë ditë. Mbaj mend që një shok tjetër më tha ‘hej…kujdes se erdhi Aro’.
Arot ishin tipat e makinave famëkeqe të regjistrimit që shoqëronin çdokënd që fliste kundër tij. Bëhej fjalë për Sigurimin. …Vajtja jonë si nxënës gjimnazi në mitingjet në Qytetin Studenti është ndoshta kujtimi im më i pashlyer i asaj kohe. Ndjeja se diçka e bukur po vinte për shqiptarët…”.
Libri shumë mirë mund të titullohej me batutën e famshme ‘Doni më për Belulin…”. Lulzim Basha e portretizon Bashën edhe si një ‘shpëtimtar’ i Kosovës, ‘babai’ i pavarësisë dhe njohjes së saj. Ai thotë se se që kur ishte student në Holandë takohej me liderin Ibrahim Rugova, për çështjen e Kosovës.
“…Kam qenë me fat që edhe kur kam qenë në Holandë, si pjesë e komunitetit shqiptar aty, jam takuar disa herë me liderin historik të Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova dhe me përfaqësuesit e tjerë të Qeverisë në azil të Kosovës.
Po ashtu jam me fat që për pesë vite shërbe va fillimisht në ekipin e Tribunalit për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, që dokumentoi dhe ngriti akt-akuzën kundër Sllobodan Miloshevicit, dhe më pas në Kosovë, në kuadrin e administratës së UNMIK-ut. Çdo ditë aty, unë kam ndier një shpagim: realizimin e një amaneti të gjyshërve të mi për të kontribuar me mish e me shpirt për ëndrrën e Kosovës së lirë e të pavarur.
…Si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Transporteve, puna ime për ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, ishte kurorëzim i lidhjes sime me Kosovën, té cilën nuk e dinte askush. Kur kemi inauguruar Rrugën e Kombit me ish-kryeministrin Berisha, unë mezi mbaja lotët: në ato çaste, teksa prisnim të binte barriera e fundit që na ndante me Kosovën, me kane ardhur në mend gjyshërit e mi, të cilët ndërruan jetë pa pasur më kurrë mundësi ta shikonin tokën e tyre, m’u kujtuan dëbimet masive të shqiptarëve, m’u kujtuan sakrificat e sa e sa patriotëve që luftuan për liri, presidenti Rugova, Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Të gjitha këto vetëm në një fraksion sekonde.
Ka qenë nderi më i madh i jetës sime politike deri atëherë, që falë mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë, sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të isha pjesëmarrës në pavarësimin e Kosovës, të përjetoja në radhën e parë se si po realizohej një ëndërr, jo vetëm e familjes sime, por e gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë…”.(Shqiptarja.com)