Arjan Çani mirë që hiqet si gazetar pa asnjë klasë shkollë në këtë fushë por tani përkthyesi i frëngjishtes si “ekspert sigurie” nëpër banaqet mediatike thotë se shërbimi sekret amerikan, CIA, është kundër emërimit të Vlora Hysenit në krye të inteligjencës shqiptare, sipas burimeve “gjysmë- zyrtare të huaja”, të tij.
Megjithatë duke komentuar mbi këtë çështje, Çani tha se habia e madhe është se ndërkohë që CIA e kundërshton, është shërbimi sekret izraelit MOSSAD, ai që e kërkon Hysenin në krye të SHISH.
Duke folur në emisionin “Top-Story”, Çani ngriti dyshime se ky mund të ketë qenë qëllimi i takimit të ambasadores amerikane Yuri Kim me presidentin Bajram Begaj pak ditë më parë te Liqeni i Tiranë. Ai tha se “biseda e rëndësishme” është bërë jo më kot në ambient të hapur, që të mos përgjohet.
Begaj do të duhet të vendosë nëse do e dekretojë apo jo emërimin e ish-zëvendës kryetares së inteligjencës në Kosovë, në krye të SHISH-it shqiptar.
“Është një zonjë shumë e zgjuar, me inteligjencë të paparë nga ata që e njohin. Më lejoni të spekulloj, edhe kur flasim për persona pa fyerje. Nga burimet e mija gjysmë zyrtare të huaja. Kryeministri shqiptar donte patjetër që të ishte kjo zonjë, është parantezë. Me sa më thanë burime, njerëz të CIA-s në Shqipëri nuk e kanë dashur, kanë qenë kundër emërimit të saj në krye të SHISH.
Edhe sot që flasim është kundër, por nuk ka çfarë bën. Si ka mundësi ndërkohë që MOSSAD, shërbimi sekret izraelit e do patjetër në krye të SHISH. Le të kujtojmë që kryeministri ishte në Tel Aviv pak javë më parë. A mund ta mendoni dot që një president dhe ambasadorja amerikane bëjnë xhiro nga liqeni. Nuk e di, por njerëz thonë që një bisedë e rëndësishme është bërë, dhe është bërë në ambient të hapur që të mos përgjohet”, tha ndër të tjera gazetari Çani që të shkrin gazit me budallalliqet e tij si gjithë të tjerëtr të kategorisë së tij në fushën e gazetarisë