Sali Berisha thotë se Edi Rama është në një ishull dhe po merret në pyetje nga hetuesit e FBI prej tri ditësh.
Ndërsa Berisha publikon fantazitë e “Qytetarit digital”, Rama është shfaqur në Kryeministri.
Mesazhi i plotë i Berishës:
“Përshëndetje Dr. Sëmundja e Ramës është diplomatike. Njoftimi i Dukës është i pavërtetë. Rama ka qenë prej tre ditësh në një ishull në takim me hetues të FBI, por edhe zyrtarë të lartë.
Atij i është kërkuar: 1- të rrëfejë çdo gjë si i penduar i drejtësisë rreth lidhjeve të tij me McGonigal si dhe çdo gjë rreth oficerit të shërbimeve inteligjente, sigurimit të shtetit Agron Neza dhe superkëshilltarit të tij të errët Dorian Duçka.
Ramës i është kërkuar të dëshmojë për lidhjet e tij me Mark Rossinin, kontratat direkte me Lou Bladel paraardhësi i McGonigal në FBI.
Ndërkohë Erion Veliaj është nisur me urgjencë për New York për të ndërhyrë tek Aleks Soros për të ndihmuar apo për të shpëtuar veten sepse edhe emri i tij lakohet shumë herë në pjesën e dosjes që nuk është publikuar.”