Situata me zjarret në Vlorë sa vjen e përkeqësohet. Mësohet se zjarret janë afruar Parkut të Llogorasë, dhe po luftohet fnga toka , por është e pamundur shuarja e flakëve, megjithëse edhe helikopteri ka bërë disa rrugë duke hedhur ujë.
Punonjësit e zjarrfikësve, të zonave të mbrojtura, banorë të zonës, por dhe ushtarë të FA , e kanë të pamundur për shkak të terrenit tepër të vështirë për të ndërhyrë.
Banorët e fshatit të Dukatit shprehen se kjo situatë është për shkak të neglizhencës nga ana e strukturave përkatëse, pasi helikopteri punon dy orë dhe ikën, ndërkohë që duhet të ishte dhe helikopteri tjetër për ta zëvendësuar.