Reshjet e dendura të shiut në vendin tonë kanë sjellë probleme për shkak të përmbytjeve në disa qytete.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme në kushtet e reshjeve intensive të shiut.
“Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.
Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.
Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim
Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën “, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.