Mesditën e sotme, kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit e PD-së dhe të grupit parlamentar pas lajmit për survejimin e paligjshëm nga policia të atij dhe familjes.
Burimet bëjnë me dije se në takimi ishin të pranishëm nënkryetarët e PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, nënkryetarët e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka dhe deputetet Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.
Reagimi i Partisë Demokratike vjen pas lajmit se Lulzim Basha dhe familja e tij janë duke u mbajtur nën survejim nga policia, me urdhër të Ministrit Fatmir Xhafaj që prej skandalit me audio-përgjimin e vëllait të Ministrit Agron Xhafaj.
Pas takimit me urdhër të Bashës, deputetët Flamur Noka dhe Edi Paloka dhe Enkeled Alibeaj janë shfaqur në Drejtorinë e Policisë për të kërkuar sqarime.