osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përgjimet/ Konflikti i Arben Ndokës me vëllezërit, motra: Mos përplaset me atë “shtazën”

Përgjimet/ Konflikti i Arben Ndokës me vëllezërit, motra: Mos përplaset me atë “shtazën”

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për operacionin “Vol-Vo 4” ka përgjime të shumta të familjes së ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, i cili akuzohet për falsifikim.

Përplasja daton në vitin 2017, kur Arben Ndoka zbulon se një tokë në bregdet që e pretendonte ai, ishte kaluar pa dijeninë e tij në emër të dhëndrit të vëllait të tij të ndjerë, Aleksandër Ndokës.

Ky zbulim solli edhe një konflikt mes familjes Ndoka. Tjetërsimi i tokave është zbuluar nga përgjimet e Gjevi Ndokës, vëllait tjetër të Arben Ndokës, i cili ndan shqetësimin e konfliktit për parcelën në bregdet me motrën e tij, Mimoza Ndokën.

“Panorama” zbardh përgjimet në dosjen voluminoze. Përgjimi i parë është ai i datës 28.09.2017 mes Arben Ndokës dhe Gjevi Ndokës. I pari konstaton se prona që pretendon është prekur dhe akuzon familjarët e tij se kanë tejkaluar kanunin në ndarjen e saj dhe ia kanë dhënë padrejtësisht dhëndrit të vëllait tjetër, Aleksandër Ndokës.

Më pas, ka përgjime mes Mimoza Ndokës, motrës, dhe Gjevi Ndokës për konfliktin në fjalë. Mimoza Ndoka i kërkon Gjevi Ndokës që të zgjidhë konfliktin mes vëllezërve, pasi ekzistonte rreziku se mund të kishte përplasje mes tyre.

Gjevi Ndoka mohon në mënyrë kategorike të ketë pasur dijeni për tjetërsimin e tokës dhe zbulon se pas saj fshihej Aleksandër Ndoka, i cili nuk jeton më, pasi është vrarë në dhjetor të vitit 2017. Arben Ndoka shfaqet disa herë në përgjime dhe kërkon që prona në fjalë të shtetëzohej dhe më pas t’i rikalonte atij.

PERGJIMET

-Përgjime të datës 28.09.2017 tregojnë përplasjen mes vëllezërve Ndoka për një pronë në bregdet, me një sipërfaqe rreth 5 mijë metra katrorë. Kjo pronë, që pretendohet se ishte e Arben Ndokës, ishte kaluar në emër të dhëndrit të vëllait të tij, Aleksandër Ndokës. Për këtë, Arben Ndoka ishte i irrituar dhe kërkonte llogari tek i arrestuari, Gjevi Ndoka.

Gjevi Ndoka: Ta verifikoj, të flas unë me Sandrin e të tregoj.

Arben Ndoka: Ju e dini or burrë, mos boni “ashtu”…se ju e dini, po hajt!

Gjevi Ndoka: S’e di or burrë, s’di gjë unë. Për zotin! S’e kam bo unë këtë.

Arben Ndoka: E keni bo, e o gabim i madh ky!

Gjevi Ndoka: Nëse e ka bo të them unë.

Arben Ndoka: Ajo është e bome, se është në certifikatë, është në emër të atij gjera e ka bo. O bo ky, se ju e keni bo, nuk e bona unë.

Gjevi Ndoka: Po flas unë me të dhe të kallëzoj.

-Pas disa minutash, Gjevi Ndoka telefonon sërish Arben Ndokën për çështjen e konfliktit të pronës.

Gjevi Ndoka: Ore, nuk besoj se ka prek krahun aty, megjithatë unë do ta shof.

Arben Ndoka: Tashi del emri i atij.

Gjevi Ndoka: Shkoj unë në mëngjes nesër e ta shof unë aty. Ma ço nji hartë ti. A ke nji hartë?

Arben Ndoka: E ka Bardhoku, lidhu me Bardhokun e ka ai.

Gjevi Ndoka: Ok shkoj ja marr unë në mëngjes e të kallëzoj unë.

Arben Ndoka: E ke te Bardhok Bardhi.

Gjevi Ndoka: Ok shkioj unë dhe të kallëzoj unë.

Arben Ndoka: Po s’kena mo se më kallëzoi ai, kam dy ditë t’u u marr me to.

-Mimoza Ndoka i telefonon Gjevi Ndokës, pasi Arben Ndoka kishte rënë në dijeni të faktit se prona e tij ishte regjistruar në emër të dhëndrit të vëllait dhe ishte acaruar me këtë fakt. Mimoza Ndoka i shpreh të gjitha shqetësimet Gjevi Ndokës në telefon për një përplasje të mundshme mes dy vëllezërve.

Mimoza Ndoka: Më thirri sot në mëngjes edhe më tha i rashë Gjevit e s’ma hapi. Me tha desha me e pyet…Unë i thashë “Për Kishë të Laçit” s’ma ha menja se a ba ajo punë. Megjithatë, unë flas vetë me atë (Sandër Ndokën) e nejse tha se ia ke firmos Pashkut më tha mu.

Gjevi Ndoka: S’ka lidhje ajo aty Mozë, për Kishë të Laçit.

Mimoza Ndoka: Po leje mos bëj be, se unë nji atë hall kam që të mos jena ne or burrë, mos të na cajë veshët ne.

Gjevi Ndoka: Jo s’ka lidhje, shi mu tani. Pashku është majtas dhe e këtij është djathtas (toka e Arben Ndokës).

Mimoza Ndoka: Po e pra, tashti me qen gja a po e zgjidh me Bardhin ti se nuk a asnjë gja, një moment bile tha “ra puna e ashtë ngatërri medemek Ledi e Sandri”. Unë i thashë: “dëgjo nji sekond se Gjevi”, i thashë- “kam shku një ditë te puna dhe ka lezet me i shku. Por jo or më tha s’krahasohena me ato e këto, edhe a kupton. Nuk është se tha ndonjë gjë konkretisht, por do me qenë i sigurt për pjesën e vet.

Gjevi Ndoka: Jo jo, e di unë 100 % se e di ku a kioska Mozë!

Mimoza Ndoka: Tashti që ta dish se prandaj i ka rënë telefonit, që t’i të lidhesh me Bardhin e të Marrësh numrin e parcelës që të verifikosh a po lidhesh me Bardhin ti?

Gjevi Ndoka: Shih tashi Mozë, që ta shpjegoj unë nji diçka, kur futesh te Pashku e del te ajo rruga për me dal e u la (në det), ky e ka djathtas e Pashku e ka majtas, Mozë, nuk ka lidhje fare!

Mimoza Ndoka: Bravo, mirë shumë bukur, shyqyr, aq ma mirë.

Gjevi Ndoka: A kupto?! Nda rruga, ka shenjë në të, rri e qetë e di unë atë punë, ky o majtas, ku ka objektin e vet drejtpërdrejt e deri në fund.

Mimoza Ndoka: Po po perfekt, ndërkohë ti vetëm sqaro Bardhin.

Gjevi Ndoka: Po në past merak po të them me bindje, se dikush aty e din ai se jam dhe unë aty me kët, e ja jap unë pjesën teme e s’më bahet vonë hiç!

Mimoza Ndoka: Po jo ore se nuk është ashtu, nuk don ashtu ai.

Gjevi Ndoka: Nuk e le pa gjo unë, të mos mërzitet ati.

Mimoza Ndoka: jo jo, nuk ka lidhje ajo pjesë ai thjesht don që mos të jenë hap njerëzit e vet aty, kët hall ka.

Gjevi Ndoka: Merre në telefon e i thuj se e sqarova unë. Thuj ti je djathtas e ky o majtas. Tregoji si po ta them ty!

Mimoza Ndoka: Domethënë e paprekur ashtë shtet.

Gjevi Ndoka: O po thuj e verifikova atje nalt i thuj (Për Hipotekën).

Mimoza Ndoka: E ke verifiku?!

Gjevi Ndoka: Po e kam verifiku unë i thuj, për ty për veten tande.

Mimoza Ndoka: Si si? Jo unë s’jam t’u i thanë që e verifikova unë pa e pa se s’më ka lënë mendja! Po me dal nesër pa verifiku, unë s’jam hut, mos ja fut kot!

Gjevi Ndoka: E di unë 100 % që ky o majtas.

Mimoza Ndoka: Mirë unë jam tu i thonë se Gjevi më tha, se oshtë shtet kaq!

Gjevi Ndoka: Ok, jo jo shtet, nji sekond, se ku e ka Pashku di me thonë unë, s’di gjo ma andej. Mozë!. S’di gja a është shtet a privat!

Mimoza Ndoka: Po po, ky ti ra ty tel, për me i thonë ti Bardhit e emrin e parcelës dhe e verifikon me Bledin, hajde mos e din Bardhi numrin!

Gjevi Ndoka: Edhe nji herë të jesh e qartë, i thuj, kur shkon për breg ti je djathtas.

Mimoza Ndoka: Po, Pashku a majtas, bravo.

Gjevi Ndoka: Këtë ia jap unë me 1 milion %.

Mimoza Ndoka: Mirë, megjithatë, ti verifikoje si pasuri.

Gjevi Ndoka: Ta dish nji diçka, se ky s’ka dit me u orientu e i ka thanë Bardhit që e ke gabim, e sigurt.

Mimoza Ndoka: E varet. Por e marr dhe unë Bardhin mor burrë, se nuk a e vështirë me marrë Bardhin e me i kërku numrin e pasurisë!

Gjevi Ndoka: Këtë e di unë, për të tjerat s’di gja.

Mimoza Ndoka: Mirë mirë, në rregull pra, se këto janë problemet.

-Pas disa minutash, Mimoza Ndoka telefonon sërish Gjevi Ndokën dhe ndan shqetësimin se Arben Ndoka është mjaft i inatosur për regjistrimin e tokës në emër të dhëndrit të Aleksandër Ndokës, që sipas tij janë tejkaluar zakonet kanunore.

Mimoza Ndoka: Hej, më dëgjo mu, pasha Zotin a ke dijeni, a ka kush ndonji emër a ndonjë gja, a ka ba kush ndonjë gja?!

Gjevi Ndoka: Jo, s’di gja, s’kam idenë fare Mozë, fare.

Mimoza Ndoka: Jo ë? Mirë shyqyr të paktën mos të kena bo ne lëvizje.

Gjevi Ndoka: Nuk e kam se duhet me shku me e pa, duhet me e verifiku.

Mimoza Ndoka: Ou tha, me më pat prekë pjesën teme, bëj namin, tha (Arben Ndoka).

Gjevi ndoka: S’ma han menja se e ka prek!

Mimoza Ndoka: Për Kishë të Laçit, i thashë, s’ma ha menja se të ta prek kush, megjithatë, i thashë, unë do ta vërtetoj e po flas edhe me Gjevin se s’bohet fjalë e nuk ta lu Pashku ty, i thashë. Megjithatë, të mos dalin emra që kanë lidhje, a e din çfarë jam t’u të thanë?

Gjevi Ndoka: Këtë duhet me pa pra, duhet me e pa mirë, mos ka qenë.

-Një ditë më pas, Mimoza Ndoka telefonon Gjevi Ndokën dhe i tregon se Arben Ndoka ka bërë verifikime për pronën në fjalë.

Mimoza Ndoka: Hej më mori (Beni) dhe mu më tha “jam qysh në mëngjes t’u e kontrollu dhe është në emër të atij A.M.. Unë i thashë se nuk kena asnjë pikë dijenie për këtë gja. Shyqyr që ne të paktën që s’kena dijeni se unë asnjëherë nji emër të tillë nuk e kam has, askund!

Gjevi Ndoka: Po interesohem unë.

Mimoza Ndoka: Po interesou, por të paktën ne nuk kemi asnjë lloj problemi, shyqyr zoti, por ti interesou gjithsesi mos përplasen er ti, s’ka kuptim. Nuk ban!

Gjevi Ndoka: Po pra po.

Mimoza Ndoka: Shife vet, thirre me lezet (për Benin), hej, thirre edhe atë të madhin e pyete me lezet, a kupton?! Thuji si a situata (Sandrit), se kështu e kështu, duke i ra mbrapa të vetës dhe i del në emër.

-Gjevi Ndoka zbulon se pas tjetërsimit të pronës që pretendohej nga Arben Ndoka qëndronte vëllai i ndjerë, Aleksandër Ndoka. Atë pjesë dyshohej se ai e kishte kaluar në emër të dhëndrit të tij. Shqetësimin ai e ndan me Mimoza Ndokën.

Gjevi Ndoka: Eh ç’na qiti bela kjo punë dhe e kam pyetur 100 herë Sandrin nëse ka pat dijeni.

Mimoza Ndoka: Çfarë ka thanë?

Gjevi Ndoka: Jo ka thanë.

Mimoza Ndoka: E ç’thotë tash?

Gjevi Ndoka: Tashi ta pys nji herë s’di gjo në botë.

Mimoza Ndoka: Tani më merr mu, atë kallëzova?! Më merr e më tha e ke në amër të atij burrit të Ides dhe tha s’do mend se krushqi medemek.

Gjevi Ndoka: Në qoftë në emër të atyne ia zgjidh unë.

Mimoza Ndoka: Po zgjidh, po se mos na përplaset me kët shtazën. Ta garantoj se përderisa unë nuk e kam marë në dorë këtë do të thotë se e ka rregullu vetë atje, pak rëndësi ka, por mos na përplasen me njëri-tjetrin, ky është problemi.

Gjevi Ndoka: Jo mozë, jo, ia kanë kalu atij kam frikë se ia kanë kalu këtij (Sandrit).

Mimoza Ndoka: E kanë bo me transaksion/Panorama