osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përgjimet e dosjeve 339 dhe 184 janë nxjerrë nga ”Krimet te Renda”, hetimi për sekretin hetimor kalon në Elbasan

Përgjimet e dosjeve 339 dhe 184 janë nxjerrë nga ”Krimet te Renda”, hetimi për sekretin hetimor kalon në Elbasan

Hetimi i nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me nxjerjen e disketave me bisedat e përgjuara në dosjen me nr.339 dhe nr.184, ka përfunduar në Elbasan. Prej disa ditësh kjo prokurori ka marrë në dorëzim materialin e referuar nga Krimet e Rënda, me qëllim vijimin e mëtejshëm të hetimeve me qëllim zbulimin e personit që nxori në median gjermane BILD materialet audio, ku oficerë dhe prokurorë të krimeve të rënda kishin përgjuar bisedat telefonike mes trafikantëve dhe disa politikanëve si Vangjush Dako e deputetë të tjerë të PS, gjatë fushatës elektorale në Durrës dhe Dibër.

Vendimi për shpalljen e moskopetencës nga Krimet e Rënda dhe dërgimi i çështjes penale në Elbasan është marrë nga prokurorja Donika Prela, e cila ka argumentuar në vendim se hetimi i kësaj dosje nga Krimet e Rënda ka konflikt interesi, pasi personat që dyshohet se mund të kenë nxjerrë aktet hetimore në media, janë punonjës të Krimeve të Rënda. Me qëllim shuarjen e çdo dyshimi mbi objektivitetin e hetimit, çështja i ka kaluar pak ditë më parë prokurorisë së Elbasanit, e cila në ditët në vijim do të kryejë një sërë veprimesh hetimore, me qëllim zbulimin e spiunit që nxori në median Gjermane dhe publik disketat me dhjetëra përgjime telefonike, ku ishin të përfshirë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kryeministri I vendit Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, kryebashkiaku i Durrës Vangjush Dako, disa deputetë të Shijakut dhe kryebashkiaku i Shijakut, Ymer Lala i Peshkopisë, Astrit Avdyli,Xhemal Qefalia dhe shumë zyrtarë të tjerë në nivel drejtorish.

Nxjerrja e këtyre bisedave është bërë në mënyrë të qëllimshme nga një ose dy persona nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këto persona kanë patur akses mbi disketat që përmbanin materialin me bisedat e përgjuara, duke i nxjerrë ato në media. Dosja 339,që flet për trafikun e heroinës dhe blerjen e votave në qarkun e Durrësit ka ndërruar katër prokurorë, kur të fundit momentalisht janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Ndërsa në përbërjen e kësaj dosje janë 5 oficerë të policisë gjyqësore. Ndërkohë dosja me nr.184 që flet për blerjen e votave në qarkun e Dibrës, ka ndërruar dy prokurorë./Elton Qyno/ Shqiptarja.com