Dukem si e keqja e gjithë kësaj historie, që është një histori e manipuluar në mënyrën sesi u intereson disa të tjerëve.
Çmimin për të ruajtur imazhin e një familjeje të lumtur po e paguaj unë, jo burri që është i treguar i pabesë dhe ka bërë një gabim.
Kam pasur lidhje me burra duke besuar të gjitha ato që ata më ka thënë. Që kanë qenë të ndarë ose duke u ndarë”, – reagoi China Suarez, modelja që për pak ndau Wanda Naran nga Mauro Icardi.
Ajo në mënyrë të drejtpërdrejtë akuzoi sulmuesin e PSG-së se e ka mashtruar në lidhje me ecurinë e martesës së Wandan. Por bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e “yllit” argjentinas nuk ia përton dhe i kthen një përgjigje epike.
“Unë di të kujdesem për familjen time. Ndërsa për kuçkat kujdeset vetë jeta … Fotot e publikuara gjatë tre muajve të fundit”.
Në këtë mënyrë, Wanda ia bën të qartë asaj që për pak i mori burrin se martesa e saj po shkonte për bukuri dhe kjo nuk ishte e vështirë për t’u kuptuar.