Kanë kaluar dy ditë nga nisja e eventit më të madh futbollistik, Kampionati Botëror ‘’Rusi 2018’’. I ftuar në studion e RTSH-së, në emisionin ‘Magjia 21’’ deputeti socialist Erion Braçe ka parashikuar edhe çiftin finalist, që sipas tij do të jetë Francë-Spanjë.
Ndër të tjera Braçe nuk e ka ndalur edhe ironinë ndaj kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Ai ka thënë se Botërorin do ta fitojë Partizani me arbitër Armando Dukën.
Fjala e Erjon Braçes:
Për fat të keq, Portugalia nuk ishte si ekip nga Kristiano e poshtë. Repartin e mbrojtjes te Spanja e prishi Naço, sepse ishte shumë neglizhent. Spanja pati të vështirë vertikalizimin. Në këtë ndeshje, u tregua se futbolli i Europës ishte në një nivel tjetër me skuadrat nga vendet e tjera. Kush e fiton Botërorin? Mendoj se e fiton Partizani, me arbitër Armand Dukën(qesh.) Në finale shoh Spanjën me Francën.