Kandidati për President në Brazil, Jair Bolsonaro është sulmuar me thikë gjatë një takimi elektoral. Bolsonaro, lider i ekstremit të djathtë është sulmuar kur po takonte një turmë në Minas Gerais.
Ai tashmë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, pasi iu nënshtrua edhe një operacioni në stomak.
Bolsonaro ka ngjallur irritimin e shumë njerëzve në Brazil për shkak të komenteve raciste dhe homofobike, por megjithatë ka arritur të qendrojë shumë lart në sondazhe, duke u quajtur nga miliona brazilianë si “Trumpi brazilian”.
Bolsonaro është 63 vjeç, dhe përfaqëson Partinë Social-Liberale në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor.