osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përfundon takimi me dyer të mbyllura/ Biden dhe Erdogan para gazetarëve, presidenti i SHBA: Shtetet e Bashkuara dhe Turqia duhet të shmangin krizat

Përfundon takimi me dyer të mbyllura/ Biden dhe Erdogan para gazetarëve, presidenti i SHBA: Shtetet e Bashkuara dhe Turqia duhet të shmangin krizat

Presidenti Joe Biden i tha Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia duhet t’i menaxhojnë më mirë mosmarrëveshjet. Partneriteti mes dy vendeve anëtare të NATO-s u vu në provë nga kërcënimi i Turqisë për të dëbuar të dërguarin amerikan dhe nga blerja prej saj e një sistemi raketash ruse.

“Duam të zhvillojmë një dialog të mirë”, tha Presidenti Biden kur dy udhëheqësit dolën para gazetarëve përpara bisedimeve me dyer të mbyllura. Presidenti amerikan nuk iu përgjigj pyetjeve për afrimin e Turqisë me Rusinë, apo për situatën e të drejtave të njeriut në Turqi.

Në takim, Presidenti Biden konfirmoi rëndësinë e Turqisë si një aleate e rëndësishme në NATO dhe në partneritetin me Shtetet e Bashkuara, por i ngriti zotit Erdogan shqetësimin për sistemin e raketave ruse S-400, thuhet në një deklaratë të qarkulluar nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti turk e ka lënë të hapur mundësinë për blerjen e sistemi të dytë raketash ruse, me gjithë kundërshtitë që shkaktoi marrëveshja e vitit 2017 për blerjen e raketave të para.

Roli i Turqisë si një vend anëtar i NATO-s është vendosur në epiqendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit.

Zoti Erdogan tha gjatë një tubimi më 23 tetor se dhjetë ambasadorët e huaj që bënë thirrje për lirimin e një filantropi të burgosur, duhet të shpallen persona të padëshiruar. Diplomatët, ndër ta edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë, kishin qarkulluar një deklaratë ku bëhej thirrje për zgjidhjen e rastit të Osman Kavalas, një sipërmarrës dhe filantrop që mbahet në burg që në vitin 2017, megjithëse nuk është dënuar për ndonjë krim.

Zoti Erdogan nuk e përmbushi kërcënimin e tij, por kjo reflekton tensionet në rritje me Shtetet e Bashkuara.
“Nuk mund të them sinqerisht se ekziston një proces i shëndetshëm në marrëdhëniet turko-amerikane”, citoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu komente të zotit Erdogan të bëra në muajin shtator.

Turqia u përjashtua nga një program amerikan për avionët luftarakë F-35 dhe zyrtarëve të saj të mbrojtjes iu vunë sanksione pas blerjes së sistemit të raketave ruse S-400. Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë me forcë përdorimin e sistemeve ruse brenda NATO-s dhe thonë se ato përbëjnë rrezik për avionët F-35.

Turqia thotë se raketat S-400 mund të përdoren veçmazi, pa u integruar në sistemet e NATO-s dhe se nuk përbëjnë ndonjë rrezik.

Turqia është e interesuar edhe për të blerë avionët amerikanë F-16, por Presidenti Biden u tregua i qartë me zotin Erdogan se shitje të tilla duhet të kalojnë përmes një procesi, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden përpara takimit, i cili u zhvillua në Romë në kuadrin e takimit të udhëheqësve të vendeve të G-20ës.

Në një intervistë në shtator për CBS News, zoti Erdogan tha se Turqisë nuk iu ofrua opsioni i blerjes së raketave amerikane Patriot. Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk kishin dërguar avionë F-35 megjithëse ishte bërë një pagesë prej 1.4 miliardë dollarësh.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë thotë se presidentët Biden dhe Erdogan diskutuan gjithashtu edhe për proceset politike në Siri, ndihmën humanitare për afganët, zgjedhjet në Libi, situatën në Mesdheun Lindor, si dhe përpjekjet diplomatike në Kaukazin Jugor.

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Biden ngriti shqetësimin për të drejtat e njeriut dhe funksionimin e shtetit ligjor në Turqi, si dhe bëri thirrje që dy vendet të bashkëpunojnë më shumë dhe të menaxhojnë mosmarrëveshjet në mënyrë më efikase.

Presidentët Biden dhe Erdogan ishin takuar më parë në muajin qershor në një takim të NATO-s, kur diskutuan mundësinë që Turqia të siguronte dhe të menaxhonte aeroportin ndërkombëtar në Kabul, të Afganistanit. Por, këto plane nuk u realizuan pasi talebanët morën me shpejtësi kontrollin e Afganistanit, pas largimit të forcave ushtarake amerikane.

Dy presidentët nuk u takuan në shtator, gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.