Ka përfunduar marrja në pyetje nga SPAK e Armando Subashit lidhur me aferën korruptive të Incineratorëve. Kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi mësohet se ka dëshmuar 5 orë në SPAK për të dhënë informacionet që ai di për inceneratorin e Fierit. Më herët u mor në pyetje edhe deputeti i PS, Alqi Bllako, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
Pasi ka dëshmuar 5 orë para prokurorëve të SPAK, Subashi ka deklaruar para mediave se do të jetë i pranishëm sa herë që të thirret për të dëshmuar.
“U thirra në cilësinë e deklaruesit. Dhashë shpjegimet e mia. Do vij sa herë të më thërrasë prokuroria. Nuk mund të flas më shumë së është çështje nën hetim” u shpreh Subashi.
SPAK nisi hetimet për inceneratorët në Gusht të vitit 2020, pas disa kallëzimeve e bëra në Prokurori. Prokurorët arrestuan ish-ministrin Lefter Koka për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa shpallën në kërkim pronarët e kompanive koncesionare, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja