Partia Socialiste ka përfunduar mbledhjen e kryesisë ku ka vendosur kandidatët për 61 bashki në gjithë vendin.
Debatet më të ashpra kanë qenë për Divjakën, ku ende nuk është vendosur përfundimisht.
Për bashkitë e tjera listat janë mbyllur.
Qarku i Vlorës ka përmbysur thuajse gjithë ish- kryetarët në detyrë, përveç Goros në Himarë.
Në Sarandë është vendosur për biznesmenin e turizmit Oltion Çaçi, i cili është nga pionierët e thithjes së turistëve të huaj cilësor në Shqipëri, ndërsa në Finiq, Partia Socialiste ka propozuar Romeo Çakulin, duke ftuar partinë Mega ta mbështesin atë, për shkak të kontraditave që kanë për përzgjedhjen e kandidatit të tyre.
Ne Selenice po ashtu ka fituar kandidati i propozuar nga deputeti Vullnet Sinaj.
Në Delvinë është zgjedhur Besmir Veliaj, një inxhinier IT në Policinë e Sarandës.
Në Gjirokastër i vetmi emër i ri është kandidati i Libohovës, Leonard Hide.
Në Qarkun e Fierit mbetet të debatohet për Divjakën, ndërsa në Qarkun e Elbasanit ka ndryshime në Librazhd, ku eshte vendosur Mariglen Disha, dhe Gramsh deputeti Besian Ajazi.
Ne Qarku Shkodër eshte vendosur Tonin Marinaj ne Malësi te Madhe, në Shkodër-Benet Beci, Pukë- Gjon Gjonaj, Vau i Dejës- Kristjan Shkreli, zv.kryetar i bashkisë Fushë Arrëz- Frank Tuci.
Ne Qarkun Lezhë: Lezhë-Pjerin Ndreu, ne Kurbin-Majlinda Cara, ne Mirditë-Ndrecë Deda, kurse ne Dibër- Rahim Spahiu
Ne Mat- Agron Malaj, ne Klos- Ilmi Hoxha dhe ne Bulqizë- Festime Mjeshtri.