Lulzim Basha sot ishte i lumtur sepse i’u kthye nga rruga miku i tij bashkëpuntori në shitjen e detit Shpëtim Idrizi, që kurrë nuk i’u ndie zëri për atë zbythje përpara Micotaqit dhe vajzës së tij Dora Bakojanis nga Sali Berisha dhe Lulzimi që në fakt nuk e pyeste njeri. Ashtu siç u paralajmëruar dhe nga lëvizjet e fundit, Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e koalicionit me PDIU.
Ka qenë vet kryetari i PD-së Lulzim Basha që ka pohuar këtë lajm.
Por është vërtet për të ardhur keq që një pjesë të komunitetit çam të ketë si drejtues të kauzës së tyre, atë që bashkohet me armiqtë e Çamërisë, duke hedhur balte për gjithçka që është arritur për çshtjen çame, që nga abrogimi i ligjit të luftë, hedhja poshtë me vendimin e gjykatës Kushtetuese e marrëveshjes tradhëtare Basha-Bakojanis, rikonfigurimi i marrëveshjes së shitjes së detit me kushtet e qeverisë shqiptare, e deri tek dërgimi i çeshtjes në debatet e parlamentit europian, ku zgjidhja gradulisht merr rrugë në zbatim te Konventave Europiane për Pronën dhe të Drejtat e Njeriut.
Megjithatë opozita shpk, pa asnjë element që dallon një subjekt politik, sot ishte e lumtur, sepse kishte kthyer nga rruga edhe një rrugë humbur si Idrizi, që gjeti një strehë provizore, për të futur kokën, me ndihmën e “çames” nga Kalaj e Dodës, Mesila Doda
Ja si e përgëzon Shpëtim Shpëtuesi këtë akt me antiçamët Lulzim, Sali, Bollano e Vangjel:
“Sot patëm një diskutim me zotin Basha për të vlerësuar prioritetet reciproke të programeve tona. PDIU ka qenë në opozitë, sot është pjesë e opozitës së bashkuar.
Përballë një mazhorance arrogante dhe braktisjes së shqiptarëve, ne kemi nevojë për një opozitë të fortë që të ketë alternativën e saj për të dalë nga ky tranzicion i tejzgjatur për t’u dhënë shpresë shqiptarëve.”– tha Idrizi.
Po ashtu Idrizi u ‘ngacmua’ me pyetje nga gazetarët edhe për largimet që kanë ndodhur nga kjo parti, ku një deputete iu bashkua PS dhe tjetra deklaroi se ishte e pavarur. Ai tha se ata deputetë nuk kanë qenë kurrë pjesë e PDIU, por kanë përfaqësuar interesat e maxhorancës.
“Është një ditë që vlen më shumë për këtë bashkim përkrah kësaj maxhorancë. Këta deputetë që s’janë më me PDIU janë ndodhur rastësisht tek ne.
Këta kanë qenë të tretën të katërt në listë. U ekzekutua mandati i Tiranës, i Fierit dhe më pas i Elbasanit.
Kjo pyetje duhej të bëhej që një vit më parë. Por që atë kohë votuan për maxhorancën dhe nuk ishin pjesë e PDIU”, -tha ai./ Tellalli.al