24.287 kandidatë kanë aplikuar për të studiuar në universitet, por ato publike mbeten më të preferuarat nga maturantët. 88.88 % e degëve të zgjedhura i përkasin universiteteve shtetërore, ndërsa 11,12 % e degëve të tjera i përkasin universiteteve private.
Zgjedhja e universiteteve publike, veç sigurisë së diplomës , lidhet edhe me koston financiare. Sa u përket degëve më të preferuara, në krye të listës janë Ekonomia, Drejtësia dhe Shkencat Sociale.
Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, aktualisht po përpunohen të dhënat e aplikantëve dhe brenda datës 10 Gusht do t’iu dërgohen universiteteve.
“Po përpunohen dhe për çdo kandidat do i dërgohen universiteteve, ku përfshihen të dhënat e tyre, notat e provimeve të maturës, nota mesatare etj. Në datë 30 Gusht, sipas rregullores, do publikohen fituesit dhe më tej nis regjistrimi i ndarë në 7 faza 48 orëshe”, u shpreh Arjan Xhalaj për klan plus.
Kandidatët që do të garojnë në unviersitetet ku parashikohet konkurs, siç janë Universiteti i Arteve dhe ai i Sporteve, duhet që në datat 11 -16 Gusht të bëjnë regjistrimin pranë sekretarive mësimore. Konkurset e pranimit do të zhillohen në datat 22 Gusht deri më 26 Gusht 2018.