osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Përfshirja e amerikanëve në hapjen e dosjes së Gërdecit alarmon Berishën, sulmon ashpër Yuri Kim dhe gjyqtarët që rrezikojnë pozitat e Shkëlzenit

Përfshirja e amerikanëve në hapjen e dosjes së Gërdecit alarmon Berishën, sulmon ashpër Yuri Kim dhe gjyqtarët që rrezikojnë pozitat e Shkëlzenit

Sali Berisha e ka kthyer foltoren në një mjet sulmi e presioni. Dje ai u ndal në Kamëz dhe target i akuzave të tij ishin anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Duke folur para qytetarëve ai sulmoi 3 emra: Sokol Sadushin, Ilir Pandën dhe Ervin Pupe. “Sot Drejtësia është më e kontrolluar në historinë e këtij vendi që nga koha e Enver Hoxhës. Do ju jap tre gjykatësit e lartë të partisë, Sokol Sadushin, Pupon dhe Ilir Pandën. Ata Vettingun e kanë të mbyllur në kasafortë. Nuk ka njeri që mëson se çfarë tregoi Vettingu i tyre.

Ata i mban peng Edi Rama me dosje në kasafortë, o merr këtë vendim ose do të bëj këtë. Kur ia thash zotit Basha, po më tha dhe nuk foli kurrë për ta.

Një Gjykatës i Lartë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin. Çfarë ndodh me Sadushin e partisë? Dosjen e Sadushit të partisë që ka çuar ILDKP-ja, nuk ua kanë dorëzuar anëtarëve të KLGJ, por vetëm kryetarja e Edi Ramës dhe një Ilir Toska, e askush tjetër”, tha ai. Por çfarë fshihet pas sulmeve të tij. Emrat në fjalë kanë në dorë një dosje tepër të rëndësishme, atë të Gërdecit.

Ish-ministri Fatmir Mediu ankimoi vendimin e Apelit për ta rihetuar. Nëse Gjykata e Lartë vendos që të lërë në fuqi vendimi, SPAK do nisë nga zero hetimet dhe ka shumë emra që të tjerë të rrezikuar. Në një kabllogram të ambasadës amerikane përmendet dhe djali i ish-kryeministrit. Po ashtu dhe ish-gjenerali Luan Hoxha e ka akuzuar në një deklarim në ambasadën e SHBA.

Sinjalet janë se po shkohet drejt hapjes së kësaj dosje po me kërkesë të amerikanëve. SHBA kërkon të hetohen pushtetarët dhe fakti që pas kaq vitesh rihapen hetimet për Gërdecin, tregon se ndërkombëtarët po punojnë për pastrimin e politikës Këto zhvillime duket se kanë shqetësuar Berishën, i cili po dje ka sulmuar fort amerikanët.

Berisha sulmon ambasadoren e SHBA

Po dje, Berisha sulmoi hapur ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ndërkohë që i kujtoi diplomates se demokratët nuk blihen me viza. Sipas tij, askush nuk mund të prekë sovranitetin e Partisë Demokratike. Madje, ish-lideri demokrat paralajmëroi amerikanët se nuk mund të ndërhyjnë në proceset e brendshme në PD. Reagimi i tij vjen në vazhdën e presioneve ndaj SHBA, ndërkohë që pak ditë më parë Kim e bëri të qartë se nuk ka pazare për ta amnistuar.

“Do t’i themi kujtdo në botë se sovranitetin e kësaj partie nuk mund ta prekë kush, ai sovranitet qëndron në idealet e qindra e mijëra jetëve të sakrifikuar nga diktatura komuniste, burgjeve të shqiptarëve në diktaturë, për besimin te Zoti dhe liria. Nuk mund ta prekë kush sovranitetin, t’i diktojë kësaj partie se kush do të jetë kryetari i saj, përveç votës tuaj. Nuk mund kush të imagjinojë se mund të blejë dhe shesë me viza si Kolombi me pasqyra indianët, demokratët dhe demokratet e Shqipërisë. Ne do qëndrojmë si partnerë të denjë të SHBA-ve, BE-së. Ne jemi historia e Shqipërisë së lirë”, deklaroi ai.

Berisha shton kërcënimet ndaj amerikanëve

Por gjatë takimit të djeshëm një prej qytetarëve i kërkoi ish-kryeministrit Sali Berisha nisjen e protestave pas bërjes së ndryshimeve në Partinë Demokratike në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Ish-kryeministri Berisha u përgjigj se mbështet kërkesat e demokratëve, ndërsa lexoi mesazhin e një biznesmeni, i cili i propozonte ish-kryeministrit protesta 6 mujore si e vetmja rrugëzgjidhje për largimin e Edi Ramës.

“Ju siguroj se jam dakord me ju. Para 10 ditësh një biznesmen nga Mamurrasi erdhi në zyrë më thotë Sali ky nuk ikën në qoftë se ne nuk betohemi për protestë të pandërprerë 6 muaj rresht”, u shpreh ai. Pra, me thirrjet për protesta të vazhdueshme, Berisha ka shtuar kërcënimet jo vetëm ndaj kryeministrit Edi Rama, por edhe ndaj amerikanëve, pasi këta të fundit janë kundër revoltave. /Rigels Seliman