Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me treguesin e performancës së energjisë për tre mujorin e parë të vitit.
Rama ka publikuar në Facebook një video të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ku publikohen grafikët me rezultatet e humbjeve, nivelin e arkëtimeve dhe kujdesin ndaj klientit.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto tregues të performancës pozitive për tre mujorin e parë të vitit edhe në sektorin e energjisë, ju uroj një ditë të mbarë”, uron Rama.