Përfaqësues të minoritetit etnik grek, mes të cilëve kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe një ndër drejtuesit e Omonias, Fredi Beleri, kanë zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokracia e Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis në Athinë.
Sipas njoftimeve të mediave greke, Mytsotakis ka shprehur mbështetjen për minoritetin grek në Shqipëri, duke kërkuar nga qeveria shqiptare që respektojë të drejtat e pronës për pakicën greke dhe të anullojë zonat minoritare me arsyetimin se shumica e banorëve të kombëissë greke jetojnë jashtë këtyre zonave.
Takimi vjen menjëherë pasi përfaqësues të pakicës greke u takuan me kryeministrin grek Alexis Tsipras në Janinë.