Alban Elezi Cannaferina fitoi sllallomin gjigand për meshkuj të vlefshëm për Kampionatin Botëror të Skive Alpine për Junior 2023 që po zhvillohet në Sankt Moritz.
Në pistën austriake, shqiptari që përfaqëson Francën fitoi me kohën e përgjithshme 1:43.61 (50.45 dhe 53.16), duke mos lënë rrugëdalje për rivalët e tij, përcjell LIG Sport.
Ai pasi fitoi festoi duke bërë shqiponjën, gjest i cili po vlerësohet mjaft në vendin tonë.
Medalja e argjendtë i takoi finlandezit Eduard Hallberg, ndërsa e bronzit norvegjezit Oscar Andreas Sandvik.