Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ditën e sotme, në sesionin e diskutimit rreth Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor i cili u mbaj në Tiranë.
Rama se Shqipëria arriti t’i sillte buzëqeshje në fytyrë liderëve të BE-së.
“Kur më pyeti dikush pak kohë më parë “çfarë Shqipëria do t’i sjellë Evropës”, i thashë “mund t’i sjellim pak buzëqeshje”. Dje ne i sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre. Ishin më mirë se sa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm. Ne jemi shumë besnikë dhe kurrë nuk jemi të mërzitshëm.
Samiti i djeshëm ishte një ngjarje e jashtëzakonshme historike. Në Kanunin tonë, ligjin zakonor ka një pjesë shumë të rëndësishme ku thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Kjo nënkupton që çdo mik është vullneti i Zotit dhe duhet ta mirëpresësh. Dje Perënditë e BE-së erdhën në Shqipëri. Ishte një sinjal i qartë se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor“, tha Rama.