Dera e familjes Gushi mbylli dyert përgjithmonë, pasi katër anëtarët e saj u përcollën ditën e sotme për në banesën e fundit, pas aksidentit tragjik në aksin Fier-Vlorë.
Eduarti, Silvana, Eva dhe Anastasia, u vajtuan sot nga të afërmit e tyre, ndërsa nëna e Silvanës mes dhimbjes thërret ‘o lulet e nënës çfarë më bëtë’.
Ceremonia mortore u krye në fshatin Dukas Coban, aty ku familja Gushi jetonte përpara se të emigronte në Greqi.
Familja Gushi humbi jetën dje në një aksident tragjik ku makina që ata udhëtonin u përplas nga një “Audi” që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani e që lëvizte me 200 km/h.
Eduart Gushi 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva iu dha lamtumira e fundit nga familjarët mes dhimbjeve dhe lotëve.