osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përballja! Ja 50 pyetjet që Izet Haxhiaj, do t’i drejtojë të akuzuarit Sali Berisha në gjyq, lidhur me vrasjen e Azemit

Përballja! Ja 50 pyetjet që Izet Haxhiaj, do t’i drejtojë të akuzuarit Sali Berisha në gjyq, lidhur me vrasjen e Azemit

Tashmë, u hap rruga ligjore, për rihetimin e dosjes “Hajdari” dhe rigjykimin e kësaj vrasjeje, për të cilën, thuhet se ekzekuturët fizik, janë ata që derdhën breshëritë e armëve mbi trupin e tij, ndërsa si ideator e porosities është skeduar Sali Berisha, referuar segmenteve të drejtësisë, policisë, shërbimeve inteligjente vendase e të huaja, dhe dëshmive nën zë brenda kupolës së PD e fisit Hajdari.

Të gjitha hamendjeve, do t’u jap përgjigje të plotë, dëshmia e Izet Haxhiajt, i cili ka kërkuar Sali Berishën, të thirret në sallën e gjyqit, si dëshmitar dhe i akuzuar prej tij, ku do t’i drejtojë 50 pyetje, të cilat redaksia “PAMFLETI”, i ka paralajmëruar e publikuar qysh më 29 qershor 2018, me informacion ekskluziv, të dhënë nga avokati i tij, Bashkim Nikolla.

Ja 50 pyetjet, që do t’i drejtohen nga Izet Haxhiaj, dëshmitarit dhe të akuzuarit Sali Berisha

A është e vërtetë, që 6 orë para vrasjes së Azemit, keni sajuar një mbledhje “urgjente” të kryesisë së PD (të pa planifikuar)?
A i kërkuat Azemit, të ishte patjetër në atë mbledhje, a ju ka thënë se do të ishte jashtë Tirane?
A keni këmbëngulur, që Azemi të ishte në atë mbledhje, duke i thënë: “Më duhesh, sepse ashtu janë punët në kryesi”?
Cila është përgjigja që ju ka dhënë Azemi dhe pse nuk ka filluar mbledhja, pa ardhur ai?
Cilët e kanë telefonuar Azemin, 1 orë para fillimit të mbledhjes dhe a i keni porositur, a ju ka ardhur prej tyre mesazhi në telefon që biseda u krye?

A ju ka kërkuar leje Azemi, për të dalë “5 minuta” pasi e kishte njoftuar një anëtar kryesie që ishte jashtë mbledhjes dhe a ia keni bërë me shenjë, të dalë?
Cili drejtues i PD, ua ka bërë me kokë, kur ka dëgjuar krismat e armëve?
Cili ka qënë reagimi juaj dhe pas krisamve, a ju kanë telefonuar një femër tropojane me burrë tropojan, me inicalet e emrit Sh B…?

A keni dhënë urdhër, që të mos jepej lajmi në “Radio Kontakt”, pa komunikuar me ju?
A keni biseduar ndonjëherë për vrasjen e Azemit, me ata që akuzuat për vrasjen e tij?
Cili ka qënë anëtari i kryesisë së PDSH në mbledhje, që ka dalë “pesë minuta jashtë” përpara Azemit dhe kur është kthyer, ka njoftuar Azemin, se “të kërkojnë jashtë”?
A keni kërkuar të dini nga erdhën krismat dhe cili pyetët, jashtë zyrës ku bëhej mbledhja?
Cili politikan i majtë, ju ka pyetur në telefon pas krismave: “Ç’bëhet nga ju dhe si jeni përgjigjur?
A i keni biseduar me Fatos Nanon për largimin e tij jashtë vendit, fill pas vrasjes së Azemit, duke e paralajmëruar për rrezik jete?

Me cilin keni kontaktuar për herë të parë, për të pyetur se kush është vrarë dhe a punon aktualisht ky person, pranë kabinetit tuaj?
A keni dhënë urdhër, që 1 muaj pas vrasjes, të hiqej posteri i i përditshëm i Azemit, nga faqja e parë e “RD” dhe kush ua kërkoi?
Kush e bëri kontrollin e parë në makinën e Azemit, natën e vrasjes, a kishte lidhje ky kontroll, me ndonjë “siklet” tuajin?

Përse nuk është lejuar prokuroria, të bëjë hetime në makinën e Azemit dhe a ka pasur pakt “mirëkuptimi” mes jush dhe asaj?
Çfarë keni biseduar me Gazideden në “mërgim”, 50 minuta para dhe pas vrasjes së Azemit?
Pas vrasjes, cilët anëtarë të kryesisë, ke urdhëruar të mos qëndrojnë në selinë e PDSH?
Për vrasjen e Azemit, akuzuat publikisht Nanon dhe Gjinushin, ai i qëndroni kësaj akuze?
Ku fshihet buodigardi i plagosur Neza, kush e “arratisi”, a keni bërë biseda telefonike me të, ose takime jashtë Shqipërisë?

Familja e Besim Çerës të vrarë me Azemin, ju ka dhënë disa dëshmi dhe ju i keni premtuar se do t’i coni në prokurori, a i keni cuar?
A ju ka dorëzuar dikush, një kasetë, që Azemi e ka pasur në xhep ditën e vrasjes dhe ku gjendet?
A keni dorë në incidentet policore të Azemit në Tropojë, Ura-Vajgurore, Laç, Milot, Shkodër?
Me cilin politikan të majtë, keni biseduar pas plagosjes së Azem Hajdarit në parlament dhe për çfarë?

A keni debatuar me Azemin, për aktivitetin e vërtetë të firmës “Shqiponja” që trafikonte karburante në Serbi?
Cili ishte “miku juaj shkodran” në parti, që kërkonte spostimin e Azemit nga kryesia e PD, a e inskenuat këtë lojë?
Deklaruat, se kur të kthehet PD në pushtet, do dëshmonit për vrasësit dhe do hapit dosjen, përse nuk vepruat?
Pas ardhjes në pushtet, familja Hajdari ju ka kërkuar hapjen e dosjes, si jeni përgjigjur?
Për vrasjen e Azemit, keni biseduar “shtruar” me Arben Imamin, a lidhet ajo bisedë, me futjen e tij në qeverinë e PD?

Pesë orë pas vrasjes, keni ndëruar bravën e zyrës së Azemit dhe prej 1 viti e mbajtët të bllokuar, me motivin: “Do bëhet zyrë muze”, a ka lidhje me ju?
Cili ka pasur detyrë të vjedh dhe dorëzojë tek ju, celularin e Azemit pas vrasjes, ku u “verifikua” dhe ku gjendet?
A ju kanë telefonuar nga Athina apo nga Beogradi, 30 minuta pas vrasjes së Azemit?
A keni pasur dijeni, për nisjen e helikopterit të shërbimit qeveritar drejt veriut, 2 orë pas vrasjes së Azemit?
Pak minuta pas vrasjes së Azemit, a ju ka thënë dikush në telefon: “Iku”!

A ju ka kërcënuar ndonjëherë përballë Azemi, në zyrën tuaj dhe përse?
A ka pasur kërcënimi i Azemit ndaj jush, lidhje me një biznes të Ramiz Alisë, në Itali?
A keni urdhëruar SHIK në vitet 1992-1997, për përgjimin e Azemit, ku gjendet dosja e këtij përgjimi me 1800 faqe?
A kanë lidhje me vrasjen, 25 pyetjet drejtuar Azemit nga SHIK, në gazetën “Albania”?
A keni marrë nga familja e Azemit, “letrat” që ai mbante në shtëpi dhe ku gjenden?

Çfarë biseduat natën e vrasjes së Azemit, me Perikli Tetën dhe ku jeni takuar të nesërmen në orën 10 e 30?
CIA ju ka kërkuar një informacion me opsionet tuaja, për vrasjen e Azemit, a mund të publikoni raportin e dërguar?
Cila ka qënë Ambasada e parë e huaj në Shqipëri, që ju ka telefonuar pas vrasjes së Azemit dhe çfarë “këshillash” ju ka dhënë,, për të vepruar publikisht?
Ku ndodhet kaseta që publikoi Azem Hajdari në parlament, pas ngjarjeve të vitit 1997, a e keni marë ju kopjen origjinale në zyrën e tij?

A keni biseduar Gazideden në telefon, 2 muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat janë dy porositë që i keni lënë atij?
A i keni dhënë “1 porosi të veçantë” miqësore Arben Rakipit, për “Dosjen Hajdari” dhe përse nuk e pranoi?
A ju ka kërkuar dëshmi Theollori Sollaku, lidhur me dosjen “Hajdari” dhe si keni vepruar bashkë?
A keni porositur ish-prokurorin e Gramshit Violent Çoniku, që të jepte gjithë “Dosjen Nr. 106”, për gjyqin ndaj Isamedin Haxhiat dhe Halil Haklajt, ku flitej për Azemin?
A e keni thirrur ish-prokurorin Violent Çoniku, kur ai ishtë në Pukë, që të vinte në takim urgjent me ty dhe çfarë porosie i keni dhënë në zyrën tënde, lidhur me dosjen “Hajdari”?/Pamfleti/