osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përballja e Azem Hajdarit me Gazideden në Kuvend

Përballja e Azem Hajdarit me Gazideden në Kuvend

Vazhdon biseda me Spartak Brahon për pjesën e dytë të përgjigjeve që ka dhënë ish-shefi i SHIK-ut Bashkim Gazidede në seancën plenare të Kuvendit më 26 mars 1997, ku ishte thirrur në interpelancë për ngjarjet që kishin tronditur vendin në atë kohë dhe ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Spartak Braho flet ngadalë dhe është tepër serioz kur diskutohet për atë kohë.

E pyes zotin Braho se çfarë është më interesante në këtë interpelancë të Gazidedes në Kuvend.

– Si raporti i Gazidedes, ashtu dhe përgjigjet që ai u ka dhënë deputetëve demokratë në Kuvend më 26 mars 1997, tri javë pasi ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme tregojnë më shumë gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhej partia demokratike në atë kohë se sa realitetin që përjetonte Shqipëria. Asnjë përgjegjësi nuk del përata që ishin fajtorë për atë gjendje të krijuar. Si devijimi që bën Gazidedja për t’ua deleguar shërbimeve të huaja sekrete gjendjen e krijuar ashtu si dhe justifikimet që përdor janë tejet bajate. Për gjendjen e krijuar më shumë merr vesh nga pyetjet e deputetëve se sa nga përgjigjet që jep Gazidedja…

– Për shembull?

– Për shembull merr pesë pyetjet që bën Azem Hajdari. Janë pesë pyetjet më me spec që janë bërë në atë seancë. Ato qëllimisht janë lënë në fund të raportimit të Gazidedes. Përgjigjet lakonike dhe të prera të Gazidedes shprehin mospëlqim, disaprovim thuajse të hapur. Vetëm nga përgjigjet e Gazidedes mund të kuptohet fare lehtë se Azem Hajdari ishte shpallur person “non grata” në atë parti, për të mos thënë armik i saj. Nga ato pyetje që bën Azemi duket hapur rivaliteti i tij me Sali Berishën, pavarësisht se nuk ia përmend emrin. Një vit e më pak më vonë Azemi do të vritej para Partisë Demokratike, një çështje kjo që nuk është zbardhur ende përfundimisht. Por, për këtë do të flasim kur të vijë radha, kur të flasim për grushtin e shtetit të shtatorit 1998. Tani për tani le të flasim për 97-ën.

– Zoti Braho, në këtë pjesë të interpelancës Gazidedja bën “heronj” punonjësit e SHIK-ut dhe i quan “ca kokrra kriminelësh” vlonjatët. Si është mundur një logjikë e tillë?

– Pse, çfarë prisje ti që të lëvdonte Vlorën dhe vlonjatët dhe të shante SHIK-un? Është absurde ta mendosh! Gazidedja flet me gjuhën e Saliut, bën apologjinë e Saliut dhe të SHIK-ut, sikurse ta thashë dje. Urrejtja e Saliut për Vlorën dhe gjithë jugun është patologjike edhe sot e kësaj dite. Si mund të guxonte Gazidedja të deklaronte në Kuvend për vlonjatet se janë ca kokrra kriminelësh, pa u konsultuar gjerë e gjatime Saliun?

– Një nga gjërat që vazhdon të zgjojë interes ndër shqiptarët është se sa të implikuar ishin politikanët dhe qeveritarët e asaj kohe me firmat piramidale, falimentimi i të cilave shërbeu si shkak për revoltat popullore. Mirëpo në këtë raportim të Gazidedes nuk del qartë. Si është puna?

– Gazidedja ka ditur si derri gjithçka, por bën budallain dhe e kalon lumin me ca fraza të përgjithshme. Ai e dinte fare mirë se në atë llum ishin përzier kokë e këmbë që nga Sali Berisha dhe të gjithë politikanët demokratë të asaj kohe. Ishin pikërisht ata hajdutët më të mëdhenj të shqiptarëve, prandaj edhe sot e kësaj dite tregohen me gisht nga shqiptarët si përgjegjësit e asaj gjëme që na ndodhi atë vit.

Intervistoi Xhevdet Shehu

Përgjigjet e pyetjeve nga z. Bashkim Gazidede në seancën e datës 26.3.1997 (Pjesa e dytë)

Vijon nga numri i kaluar (Kliko KETU)

Zoti Gjovalin Daka më drejton dy pyetje. E para: Në popull flitet shumë se në fenomenin fajde janë përfshirë edhe pushtetarë të lartë të PD-së dhe të pushtetit demokratik në formë dhuratash apo tërheqjesh shumash të mëdha në kohë të shkurtuar etj. A mund të pohoni, apo mund ta mohoni këtë thënie?

Përgjigje: Ky qe një proces në hetim dhe, natyrisht, pa përfunduar hetimet, nuk mund të thuash asnjëherë asnjë gjë të sigurt. Nuk mund të gjykohet asnjë politikan, mendoj unë, mbi bazën e thashethemeve që hapen në popull, thashetheme të cilat mund të kenë të vërtetat brenda, ose mund të jenë edhe të sajuara. Fatkeqësisht hetimi është ndërprerë dhe unë them që pa u bërë hetimet tamam, as unë s’kam të drejtë të paragjykoj asnjërin këtu, ashtu siç dhe asnjëri prej jush s’ka të drejtë të paragjykoj asnjë njeri. Kjo nuk do të thotë se s’ka asnjë politikan që të jetë i implikuar, mund të ketë. Unë nuk them dot as po, as jo me siguri këtu përpara jush.

Pyetja e dytë: A e quani të mundur kthimin e Shemsie Kadrisë apo të Zhulalit në Shqipëri, apo largimet e tyre ishin pjesë e një skenari të parapërgatitur më përpara?

Përgjigje: Në këto kushte mendoj se është e vështirë të mendosh se mund të sillet këtu Zhulali apo Shemsie Kadria, por me stabilizimin e situatës ndoshta të dyja mund të bëhen të mundshme. Nuk e them dot që largimi ishte pjesë e skenarit të hartuar që më përpara, s’kam të dhëna të mjaftueshme për këtë gjë dhe s’e them dot.

Zoti Adhurim Musaraj më drejton tri pyetje. E para: Si është reaguar ndaj planit “Lotos” në vitin 1990 në planin politik duke sensibilizuar opinionin brenda e jashtë vendit dhe në veçanti institucionet ndërkombëtare? Nga ana tjetër, çfarë veprimesh konkrete janë kryer gjatë kësaj kohe për të parandaluar agresionin e SVEV-ës, MAV-it, POAK-ës etj.?

Përgjigje: Unë mendoj se nuk është detyrë e SHIK-ut sensibilizimi i opinionit, por e organizmave të tjera shtetërore. Me shërbimet partnere janë shkëmbyer mendime për këto probleme. Natyrisht, ato s’janë të detyruar të më japin mendimet e tyre apo reagimet e tyre në çdo rast. Ka pasur raste që kam pasur edhe reagimet e tyre për këto probleme, që nuk e shoh të arsyeshme t’i bëj publike.

Pyetja e dytë: A keni informacion për rrjetin agjenturor të instaluar në Shqipëri dhe më konkretisht në shtabet gjoja të shpëtimit kombëtar? Po për autorët e krimeve, të vrasjeve të punonjësve të SHIK-ut, të djegieve, masakrave e të tjera?

Përgjigje: Po, kemi informacione, por mendoj se s’është as vendi, as koha për t’i bërë publike këto informacione.

Pyetja e tretë: Si e parashikoni të ardhmen e shtetit tonë, të sovranitetit tonë dhe a keni mendime konkrete për shkatërrimin e këtyre planeve shoviniste, edhe për vetë SHIK-un për të ardhmen?

Përgjigje: Unë u ftova në Qeveri të flas për këto probleme dhe shpjegova mjaft nga këto probleme edhe atje. Unë mendoj se Qeveria e Pajtimit Kombëtar i ka të gjitha mundësitë për ta stabilizuar situatën. Mendoj se ajo e ka filluar punën mirë deri tani. Kam besim në të ardhmen e Shqipërisë, në radhë të parë duke u bazuar në patriotizmin e shqiptarëve, nga Jugu në Veri, në patriotizmin e vlonjatëve, ku filloi kjo revoltë, dhe unë e kam thënë edhe një herë që nuk mund të barazoj kriminelët që ka në Vlorë me popullin e Vlorës, i cili më shpëtoi të paktën oficerët e SHIK-ut, m’i mbajti për dy javë nëpër familjet e tyre dhe i sollën vetë në Tiranë. Gjej rastin për t’i falënderuar këta vlonjatë, që nuk mendojnë siç mund të mendojnë ca kokrra kriminelësh atje.

Unë besoj se situata do të përmirësohet, do të stabilizohet, duke pasur besim njëkohësisht tek të gjithë patriotët shqiptarë, duke kapërcyer, siç thashë, të gjitha dallimet partiake midis tyre kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit të Shqipërisë. Patriotët s’i kanë munguar historikisht Shqipërisë dhe besoj se nuk do t’i mungojnë as tani.

Për të ardhmen e SHIK-ut, unë ju thashë që kam kërkuar dorëheqjen nga Presidenti i Republikës për këtë post. Natyrisht, dorëheqja është një akt që unë e kam bërë për përgjegjësinë morale që ndiej, për përgjegjësinë e institucionit që kam drejtuar, për situatën që erdhi. Natyrisht, s’e përjashtoj veten nga asnjë lloj përgjegjësie, por s’jam unë ai që mund të gjykoj se çfarë përgjegjësie më takon tamam për këtë punë. Unë mendoj se SHIK-u sot, më tepër se kurrë, i duhet Shqipërisë dhe duhet të punojë bashkë me institucionet e tjera të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe të shtetit demokratik për ruajtjen e integritetit tokësor të Shqipërisë.

Zoti Mirko Haxhistasa më drejton tri pyetje. E para: Nëse Partia Popullore ishte e paregjistruar, pse u lejua të merrte pjesë në zgjedhje?

Përgjigje: Që kjo parti ishte e paregjistruar, kam informuar me shkrim ministrin e Drejtësisë të asaj periudhe, ministrin e Brendshëm dhe Prokurorin e Përgjithshëm, në mënyrë që ata të ndalonin aktivitetet politike të kësaj partie. Nuk është lejuar të marrë pjesë, me sa di unë, në zgjedhjet e 26 majit, por nuk e di pse dhe nga kush është lejuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

E dyta: A ka pasur pastrim parash në fondacione, apo vetëm qarkullim parash?

Përgjigje: Natyrisht nuk mund të pretendoj që i përgjigjem plotësisht kësaj pyetjeje. Gjatë kohës që unë jam marrë me këto firma rentiere, kemi pasur një tentativë për pastrim parash, bëhej fjalë për një shumë prej 70 miliardë liretash, e cila nuk u realizua. Informacion tjetër për pastrim parash nuk kemi. Ka një parim që, në qoftë se ti nuk e gjen, nuk do të thotë që nuk ekziston. Po me aq dijeni sa kemi ne, nuk kemi të dhënë tjetër për pastrim parash, domethënë pjesa më e madhe duhet të ketë qenë në qarkullim parash: grumbullim, shtim i numrit të atyre që derdhnin paratë, zgjatje e jetës së fondacionit, derisa vinte fundi pastaj që shuma e parave që duhej të ktheheshin ishte më e madhe se e atyre që derdheshin dhe kjo do të sillte fundin e fondacionit.

Pyetja e tretë: Sot ç’ndodh me SHIK-un?

Përgjigje: Situata në SHIK është pak a shumë e njëjtë me atë të komisariateve të policisë. Në disa rrethe vazhdon funksionimi normal i tyre, në disa rrethe thonë që është pezulluar aktiviteti. Unë mendoj se në të ardhmen SHIK-u duhet të vihet plotësisht në punë dhe të punojë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet, me ministritë përkatëse për stabilizimin e situatës në Shqipëri.

Zoti Fadil Çepele më drejton disa pyetje. E para: Pse nuk është informuar më përpara Parlamenti për këtë situate që po përgatitej kundër vendit tonë?

Përgjigje: Unë mendoj se në një farë mënyre i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Nuk e caktoj unë se kur duhet të raportoj në Parlament e për çfarë duhet të raportoj.

Pyetja e dytë: Kur dihej se kush ishte Nikolla Geiç, përse lejohej të hynte e të dilte në Shqipërinë e Jugut duke bërë propagandë antishqiptare, kur dihen rregullat që duhet të zbatojnë personalitetet e huaja apo diplomatët?

Përgjigje: Nikolla Geiç ka qenë i shpallur për ca kohë person i padëshirueshëm në Shqipëri, pastaj, në vartësi të zhvillimeve politike, është hequr etiketimi i tij “non grata”, ka arddhur në Shqipëri, pastaj është shpallur përsëri person “non grata”, domethënë nuk është lejuar të hyjë në Shqipëri para zgjedhjeve të 26 majit, kur po vinte bashkë me zëvendësin e tij të POAK-ës, zëvendësi i tij erdhi në Shqipëri, pra ka pasur periudha kur ka qenë i padëshirueshëm në Shqipëri dhe kur është lejuar të vinte në Shqipëri.

Pyetja e tretë: Në informacion thuhet që bëhej propagandë e financim nga qarqe të caktuara vorioepirote kundër Shqipërisë dhe sidomos nga lobi grek në SHBA për përgatitjen e një kryengritjeje të armatosur në Shqipërinë e Jugut. Lind pyetja: A është bërë analiza e këtyre problemeve në instancat më të larta të shtetit dhe çfarë konkluzionesh u nxorën, apo u prit të bëhej kjo që u bë?

Përgjigje: Nuk mund të jap unë përgjigje për pyetje që u takojnë instancave të tjera të shtetit, është krejt normale. Unë jap përgjigje për aktivitetin e shërbimit që kam drejtuar.

Pyetja e katërt: Thuhet se në këto struktura vorioepirote kanë qenë të implikuar edhe ish-oficerë të ushtrisë dhe të Sigurimit. Çfarë masash u morën për këta persona nga shteti?

Përgjigje: Mendoj se nuk janë marrë masa.

Pyetja e pestë: Dihej nga ne të gjithë e akoma më shumë nga SHIK-u se kush i organizonte fondacionet bamirëse dhe kush ishte në krye të tyre. Lind pyetja: Çfarë bëri SHIK-u, a informoi strukturat e shtetit për t’i dalë përpara së keqes, duke e parandaluar atë që ndodhi në Shqipëri e që po paguhet shtrenjtë nga ky popull?

Përgjigje: Unë mendoj se SHIK-u ka bërë mjaft për këtë punë, por pa pretenduar që ta quaj veten të larë dhe s’kam asnjë përgjegjësi për këtë problem. Natyrisht, edhe ne kemi përgjegjësinë tonë. Ndoshta kemi qenë i vetmi institucion që kemi denoncuar të paktën dy nga këto fondacione, që kanë qenë të arrestuar me denoncimin tonë. Ndoshta kjo s’ka mjaftuar.

Zoti Ndue Çuni më adreson tri pyetje. E para: Në kushtet e njohjes së planit “Lotos” nga SHIK-u, pse është parë e udhës të mos bëhet denoncimi i menjëhershëm publik i tij?

Përgjigje: Mendoj se iu përgjigja edhe më përpara kësaj pyetjeje.

Pyetja e dytë: Masakra e Peshkëpisë në Gjirokastër duhet kuptuar si masë ndëshkimore, paralajmërim për veprime të tjera, apo kishte qëllim tjetër?

Përgjigje: Unë mendoj se qe paralajmërim, nga i cili nuk u nxorr mësim i duhur.

Pyetja e tretë: Deri në ç’masë ndihet koordinimi i planit grek të vorioepirot me tendencat e shtetit ish-jugosllav për zonat e tjera të Shqipërisë?

Përgjigje: Ka të dhëna të kësaj natyre, që unë mendoj se s’është nevoja të bëhen publike tani.

Zoti Dukë Muço pyet: Sipas ligjit të sistemit bankar të Shqipërisë, SHIK-u dhe drejtuesit e bankave të niveleve të ndryshme janë të detyruar të informojnë instancat përkatëse për çdo lloj institucioni financiar. Në këtë këndvështrim cili është aktiviteti dhe përgjegjësia e SHIK-ut, si dhe mendimi juaj për sistemin bankar shqiptar, për firmat rentiere etj.

Thashë që ne kemi shkëmbyer informacione të shpeshta me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë për këto probleme. Unë nuk e njoh sistemin bankar, që të mund të jap gjykime për të, por ne jemi përpjekur të informojmë instancat të cilat mendonim se kanë mundësitë ekzekutive për të vepruar mbi fondacionet.

Zoti Ymer Balia pyet: Pse nuk është denoncuar plani “Lotos” në kohën e duhur, sepse ndoshta mund të shmangeshin pjesërisht ato që ndodhën?

Përgjigje: Mendoj se është dhënë përgjigje për këtë.

Pyetja e dytë: Pse nuk janë denoncuar në shtyp aktiviteti dhe punonjësit e ish- Sigurimit të firmave rentiere për të parandaluar përmasat e mëdha të aktivitetit të tyre në kohët e fundit?

Përgjigje: Problemi, besoj unë, nuk është kaq i thjeshtë, sepse s’mund t’i detyroje me asnjë lloj ligji këta njerëz që të mos punonin në këto fondacione, ashtu siç ligjërisht s’ndalje dot as fondacionin për marrëdhënie parash. Edhe ne që bëmë denoncimin e fondacionit “Xhaferri”, u munduam të shfrytëzonim një pikë të statutit të këtij fondacioni, që e quante veten “fondacion bamirësie”, ku thuhej se “anëtarët e këtij fondacioni nuk lejohet të përfitojnë materialisht”, që ishte ndryshe nga e vërteta, ai e quante “fondacion bamirësie”, ndërkohë që nuk kemi dëgjuar as ju, as unë që të ketë ndërtuar ndonjë spital, ndonjë çerdhe, ndonjë kopësht, ndonjë rrugë apo ujësjellës, përveçse bëheshin marrëdhënie parash. Pastaj, se si shkoi puna në gjyq, besoj se nuk është përgjegjësia ime për këtë.

Zoti Azem Hajdari ka bërë 5 pyetje. E para: Kur dihet rruga ligjore e raportimit të SHIK-ut për këto probleme të rëndësishme, që kanë lidhje me sovranitetin e vendit, sa herë është mbledhur Këshilli i Mbrojtjes për këto probleme dhe cilat kanë qenë masat e marra nga Këshilli i Mbrojtjes dhe Qeveria për neutralizimin e kësaj veprimtarie subversive, antishqiptare?

Përgjigje: S’më takon mua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje.

E dyta: Ju dhatë shpjegime rreth kompanive rentiere në këtë krim të organizuar ekonomik, por harruat të prononcoheshit për Suden, VEF-ën, Kamberin etj.

Përgjigje: Kemi materialet tona për këto, të cilat ia kemi vënë në dispozicion Qeverisë dhe besoj se s’ka nevojë të zgjatem.

E treta: Kur dihet se disa drejtues të sindikatave janë kontigjent për t’u korruptuar nga zbulimet e huaja, pse nuk morët parasysh deklaratat e mia kundrejt Valer Xhekës?

Përgjigje: SHIK-u s’ka pasur ndonjë të dhënë për Valer Xhekën.

E katërta: Qysh në vitin 1994 Komisioni i Rendit dhe SHIK-ut ka akuzuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Kiço Mustaqin, dhe ish-ministrin e Brendshëm, Gramoz Ruçi për dhënie të informatave të karakterit sekret shërbimeve të huaja. Pse nuk u morën masa për neutralizimin e tyre?

Përgjigje: Natyrisht, në një sistem demokratik neutralizimi konceptohet hedhja në gjyq e një personi dhe vënia para përgjegjësisë ligjore. Një mundësi e tillë nuk ka ekzistuar përderisa të dy këta kanë qenë jashtë shtetit në kohën kur mund të denoncoheshin për veprime të tilla.

E pesta: Pse nuk keni marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë dhe pse Qeveria s’merrte masa për trajtimin e ushtarakëve të Shërbimit Informativ në bazë të statusit të ushtarakut?

Përgjigje: Unë s’kam qenë anëtar i kabinetit qeveritar dhe s’jam thirrur në mbledhje të Qeverisë. Natyrisht, s’më jepte kurrkush të drejtën të merrja pjesë. Me forcë s’mund të marrësh pjesë në mbledhje qeverie kur s’të takon.

Lidhur me atë pse nuk janë trajtuar ushtarakët e Shërbimit Informativ në bazë të statusit të ushtarakut, mendoj se ka qenë problem thjesht ekonomik, domethënë mundësia ekonomike e Qeverisë, dhe nuk besoj se ka pasur të bëjë me ndonjë farë diskriminimi ose me ndonjë gjë tjetër të kësaj natyre.

Kaq ishin pyetjet dhe përgjigjet e mia për këto pyetje.

Ju faleminderit që më dëgjuat.

(Vijon numrin e ardhshëm)