Meta dhe Berisha, pasi humbën ushtarët e tyre në këto dy gjykata, duan që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rrinë më mirë bosh, se sa të plotësohen me gjyqtarë të tjerë që nuk kontollohen më prej tyre
Perandori i korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, Ilir Meta, pas zbitjes nga malet, ka vendosur të përdorë edhe një herë postin e Presidentit të Republikës, për të bllokuar zbatimin e Reformës në Drejtësi, për të shtyrë sa të mundet përballjen me drejtësisnë e re. Ilir Meta, në koordimin me Sali Berishën dhe kokat e tjera të frontit anti-amerikan dhe kundër dretësisë, nuk pranon që të hedhë shortin për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Berisha dhe Meta kanë vënë kujën se Shqipëria ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, por në të njëjtën kohë Meta nuk hedh shortin për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, këshill i cili do të bëjë të munduar plotësimin e vendeve që lanë vakant ushtarët e Berishës dhe Metës në këto dy gjykata, pasi i përlau përroi i Vetingut, si njerëz të korruptuar dhe të lidhur fort me krimin e organizuar në Shqipëri.
Synimi është shumë i thejshtë: Meta dhe Berisha, pasi humbën ushtarët e tyre në këto dy gjykata, duan që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rrinë më mirë bosh, se sa të plotësohen me gjyqtarë të tjerë që nuk kontollohen më prej tyre.
Pasi luftuan tre vjet në prapaskenë kundër Reformës në Drejtësi, dyshja e krimit dhe korrpsionit, Sali Berisha dhe Ilir Meta, tani kanë dalë hapur kundër zbatimit të reformës. Ata duan që të shtyjnë sa më shumë në kohë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, organe të cilat janë projektuar nga amerikanët që do të fusin në burg kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Me këtë bllokim, Berisha dhe Meta duan që të marrin ndonjë pazar nga Edi Rama, por në fakt këtë betejë nuk e kanë me Ramën, por me Perëndimin.
Me bllokadën e fundit nga Ilir Meta të reformës, pritet një reagim shumë i fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse vijon në këtë linjë i shtyrë nga Sali Berisha, nuk përjashtohet as mundësia e shkarkimit të Ilir Metës para se të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila pritet ta marrë në hetim, fillimisht për pasuri të paligjshme, mashtrim me pasurinë, pastrim të parave të pista dhe fshehje të biznesve të shumta.