Gazetarja e emisionit “Tempora” në RTV Ora, Marjana Legisi ka mundur të intervistojë shkurt ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, menjëherë pas mbarimit të daljes për media, të enjten e kaluar (19 shtator).
Teksa shprehet i bindur për t’i shkuar drei në fund drejtësisë, ish-ministri nuk e përjashton si mundësi Strasburgun, për të marrë atë që ai e quan drejtësi.
Gazetarja: Pas 2 vitesh dilni i lirë nga tre akuza shumë të rënda. Si ndiheni?
Saimir Tahiri: Pres t’i shkoj drejtësisë deri në fund. Nuk është drejtësi e plotë deri më sot.
Gazetarja: Mendoni Strasburgun?
Saimir Tahiri: Ka ende kohë për të menduar këto, por sigurisht të gjitha janë para.
Gazetarja: Nëse do të jetë e nevojshme ju do të shkoni në Strasburg për të fituar të vërtetën tuaj që keni kërkuar prej 2 vitesh?
Saimir Tahiri: Nuk do kursehem fare, do ti bëj të gjitha patjetër ku të jetë e nevojshme.
Gazetarja: Po për ndërkombëtarët që janë të zhgënjyer. Ju sa i zhgënjyer jeni nga ata?
Saimir Tahiri: Sapo u përgjigja.
Gazetarja: Po në PS ndiheni i vetëm? Nuk keni patur kurrë një përkrahës?
Saimir Tahiri: Mua më intereson drejtësia, vetëm kaq dhe për këtë nuk më duhet askush. Përveç të vërtetës sime.