Ilir Meta ka folur për politikën në vitin 2020 në Shqipëri, si dhe për ndryshimet e fundit në qeverinë Rama.
Ai tha se do të duhet që Rama të shkarkojë veten nga posti i ministrit të Jashtëm në mënyrë që të dekretohet ministrja e re Olta Xhaçka, ndërsa shtoi se ende nuk i kanë ardhur kërkesat për dekretim të ministrave të rinj.
I pyetur nëse e kishte thyer ndonjëherë ligjin, Meta u shpreh se edhe mund ta ketë bërë këtë ndonjëherë, por nuk ka qenë e qëllimshme nga ana e tij, ndërsa theksoi se Kushtetutën nuk e ka shkelur asnjëherë.
“Konsideratat e kryeministrit për mua ndryshojnë në varësi të momenteve të tij emocionale dhe interesat e tij politike. Qëndrimet e mia janë dhe kanë qenë gjithmonë koherente me Kushtetutën dhe me interesin public. Sa herëv që qeveria ndërmerr ligje në interest ë qytetarëve, unë kam bashkëpunuar gjithmonë.
Asnjëherë nuk e kam shkelur Kushtetutën.
Për sa i përket ndonjë ligji është e diskutueshme, por Kushtetutën nuk e shkela as për radhën në Gjykatën Kushtetuese.
Në rast se mund të ketë ndonjë shkelje, kjo ka ndodhur për arsye praktike dhe jo për vullnetin e presidentit. Përpjekjet e mia kanë qenë që vendi të mos mbetej pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale.
Për të pranuar propozimin e ministres së re të Jashtme, duhet të vijë propozimi për lënien e detyrës së zotit Rama