Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Lezhë, ku një oficer policie, Saimir Hoxha, u vra nga një 21-vjeçar në krye të detyrës.
Romeo Kara shkruan se politika e drejtësia e korruptuar janë ‘thembra e Akilit’ që frymëzojnë të rinjtë që t’i bëjnë karshillëk ligjit.
Postimi i plotë:
Politika e korruptuar, drejtesia e korruptuar, policia e korruptuar, media e korruptuar dhe biznesi i korruptuar, sigurisht qe te ndjellin dhe te frymezojne t’i besh karshillek ligjit dhe shtetit te marre peng nga vete ata.
Gangsteret e nje apo disa brezave me pare, tashme te konvertuar ne biznesmene, jane shembulli me i mire dhe frymezuesi direkt qe ndiqet nga brezat e rinj te krimit.
Tek ata shikojne ustain, pandeshkueshmerine, heroin dhe mbrojtesin e tyre, persa kohe gangsteri-biznesmen zoteron parate, politiken, emerimin dhe karrieren e administrates si dhe te vete policeve, drejtesine dhe median gjithashtu.
Uroj qe ky kriminel gjakftohte dhe i pabese, t’a paguaje me koken e tij, krimin e vrasjes ndaj policit ne krye te detyres.
Kjo do te ishte drejtesia me e mire.