Një burrë nga Illinois i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u befasua kur prostituta të cilën e kishte porositur përmes një ueb-faqe doli të jetë gruaja e tij me të cilën ka 19 vjet martesë.
Ai kishte qenë duke i përdorur ueb-faqet për t’i siguruar shërbimet e prostitutave dhe t’i takojë ato për seks në motelet e zonave fqinje, shkruan Telegraph Sun.
Vikendin e kaluar, ai i kishte thënë gruas së tij që po dilte të pinte me kolegët e punës, kur në realitet po udhëtonte për në motelin që gjendej në rrethinën e qytetit.
Posa kishte shkuar në motel, ai e kishte përdorur telefonin për t’u qasur në ueb-faqen në të cilën i rezervonte prostitutat, kur kishte parë profilin e një gruaje “27 vjeçare” e cila e kishte reklamuar vetëm trupin e saj.
Ai e kishte aranzhuar takimin me të në motel dhe disa orë më pas, kur ajo kishte arritur, mysafirët në dhomat afër ishin ankuar për zhurmë dhe shqetësim.
Gruaja ishte zemëruar kur kishte kuptuar që burri i saj 43 vjeçar porosit prostituta, ndërkaq burri i saj ishte po aq i zemëruar me të kuptuar që gruaja e tij ka qenë duke punuar si prostitutë.
Besohet se çifti po planifikojnë që të ndahen.