Paloku kreu i Këshillit Kombëtar të Foltores, ka folur lidhur me aktet përçarëse të Enkelejd Alibeajt dhe qëndrimet e këtij të fundit që kanë pasur gjithmonë hipokrizi.
Paloka i ftuar në emisionin “A shoë” të gazetarit Adi Krasta ka deklaruar se Rama së bashku me Alibejan kanë pasur si synim të fusnin në ligjin e dekriminalizimit edhe një nen të veçantë për nongradat por më pas Rama është tërhequr.
Më tej ai ka folur për raportin e DASH, i cili sipas tij ishte në kontraditë me deklaratat e ambasadores në Shqipëri dhe rikthimi i vëmendjes për zgjedhjet e 2021 tani pas dy vitesh nuk ishte pa qëllim.
“Me të gjithë qëndrimet e Alibeajt ka pasur gjithmonë hipokrizi, pasi mjafton të mendojmë se si kemi arritur në këtë pikë. Kur ai deklaroi dje se unë me Berishën jam ndarë që në momentin që u shpall nongrada sepse ne lidhjet i kemi me aleatët tanë dhe se unë do të vazhdoj misionin e Partisë Demokratike.
Për të dyja këto ai ka ngjarje të shkuara. Në lidhje me shpalljen nongrada të Berishës në korrik ata së bashku me Alibeajn po rrinin në këmbë duke duartrokitur Berishën edhe pse ai ishte nongrada dhe kjo është një hipokrizi i Alibeajt.
Alibeaj ka deklaruar në mbledhje se nëse PD e ka kryer detyrën e saj le të shkrihet se dielli do të lindi përsëri ndërsa sot flet për misionin e PD.
Nga këto del që ai nuk është vetvetja po qëndron aty si pasojë e mbështetjes nga mazhoraca dhe e detyrojnë të qëndrojë aty.
Në një farë mënyrë duhet të ketë një inat me Berishën DASH sepse i ka rënë vlera e nongratës. Demokratët pritën që të dilni provat dhe del që ishin lobimet si ajo e McGonigal që nxirrnin njerëzit nongrada”, tha ai