Vijnë në Vlorë dhe duan shërbim me pesë yje por duan të paguajnë si në supermarket; duan peshk deti por ta paguajnë me çmim rezervati; duan Vlorën por nuk duan vlonjatët se e kanë dialektin e rëndë; kërkojnë shërbim me kulturë por kamerierit i flasin harbutshe; shajnë vendasit për pastërtinë dhe për plehrat në Sazan por harrojnë që i hedhin vetë.
Ju mbetet hatri për investimet që ka qyteti por nuk kujtohen se qarrin nuk e kanë marrë vlonjatët, por Fusha e Gega e të tjerë dhe nuk i zbaton asnjë ndërtues vlonjat.
Ankohen për çmimet e resorteve por harrojnë që resortet i kanë Samir Mane e Gon Papuli që akoma nuk kanë mësuar notin. /Nga Dritan Hila