osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Për Himarën, ku deti përqafohet me malin, Fredin e bërë Dhionis dhe opozitën që kërcen vallen e Spiros

Për Himarën, ku deti përqafohet me malin, Fredin e bërë Dhionis dhe opozitën që kërcen vallen e Spiros

Shpërndaje
Nga Alban Dabulla

Botuar në DITA

Himara bën pjesë në atë që quhej Kaonia e dikurshme dhe që autorë si Herodoti i quajnë “popuj jo grekë, barbarë ilirë”.

– Publicitet –

Ka dokumente që flasin për shqiptarët e Himarës dhe për zonën “përballë ishullit të Korfuzit”, që nga viti 1200. Në dokumente dalin emra familjesh, të cilat ekzistojnë ende sot në Himarë, apo në fshatrat e tjerë përreth: Nga Varfët, që mendohet se janë një nga fiset më autoktonë në Himarë, te fise të tjerë si Gjikët, Markot që dalin më vonë, dhe që siç e ruan kënga popullore, janë të ardhur nga zonat përreth.

Në të gjithë dokumentat arkivorë Himara del Shqipëri, (Albania). Kronistët bizantinë të shekullit XIV kur flasin për betejën e Kosovës, thonë se në këtë betejë erdhën “zotërinj nga Shqipëria, mes të cilëve edhe zotërinjtë e akrokeraunëve”, domethënë të Himarës. Arkivat e Mbretërisë së Napolit, arkivat spanjolle të Simankës, përmbajnë gjithashtu dokumenta të shumtë, me informacion të jashtëzakonshëm për Himarën dhe etnicitetin e himarjotëve.

DITA botoi javën e shkuar një shkrim të himariotit Petro Marko dhe një tjetër të gjuhëtarit Rami Memushaj, ku jepeshin fakte pa fund mbi etnicitetin e Himarës. Si pasionant i historisë ushtarake, po shtoj dhe unë dy shembuj nga kjo fushë:

I famshmi regjiment, që e ngriti mbreti i Napolit, Burbon, në shekullin XVIII përbëhej kryesisht nga shqiptarë të bregdetit dhe aty militonin shumë himarjotë. Ky regjiment kishte një statut të tijin, ku thuhej shprehimisht që, në të, mund të hynin “vetëm shqiptarë” dhe duhej të visheshin me veshje luftarake që ishin karakteristike shqiptare.

Kur Napoleon Bonaparti erdhi në Korfuz, krijoi një regjiment me himarjotë dhe me suljotë kryesisht, domethënë me të krishterë, dhe këtë regjiment nuk e quajti ndryshe, por “regjimenti shqiptar”.

Spiro Milo, fillimisht major shqiptar, e më pas gjeneral dhe deputet grek, që synoi të pushtojë fshatrat e Bregut dhe t’i helenizojë ato, nuk ishte asgjë tjetër, veçse pinjoll i një familje nga Progonati – Kurvelesh, pra me origjinë të pastër shqiptare, që në shekullin XVII u vendos në Himarë.

Pse po e veçojmë Spiron nga gjakprishurit e tjerë, që për fat të keq, e kanë shoqëruar dendur historinë tonë, do ta them pak më poshtë.

Pra, në Himarën tonë, aty ku deti përqafohet me malin, e vërteta e thjeshtë është që sot dhe në të gjitha kohërat, kanë bashkëjetuar shqiptarë nga të gjitha krahinat, sidomos të Bregut, por edhe nga thellësia veriore, si Kruja, Mirdita e deri nga Kelmendi.

Në krahinën e Himarës janë tri fshatra që flasin greqisht, por midis të folurit greqisht dhe të quajturit “grek” ka një ndryshim tepër të madh.

Ka tre lloj minoritetesh: Në bazë të Akteve të Helsinkit, të Akteve të OKB-së dhe të Këshillit të Evropës. Ka minoritet linguistik, minoritet kulturor-linguistik dhe minoritet etnik. Që të jesh minoritet etnik siç e quan Greqia, Himarën, në notat e protestës për Fredin, duhet të jesh së pari në kufi me shtetin, me Greqinë në këtë rast.

Nuk janë minoritet etnik, vetëm pse dinë greqisht. Kjo është qesharake edhe ta mendosh. Me këtë kut matës, duhet të ishin italianë, edhe gjithë shqiptarët që flasin italisht, dhe këta janë shumë: I gjithë brezi që kanë qenë adoleshentë në vitet 90, apo gjithë emigrantët e këtyre viteve, flasin italisht, si edhe gjuhë të tjera.

Në fillimet e pluralizmit në Shqipëri, në faqen e Bashkisë së Himarës, kohë kur e drejtonin bollanot apo dulet, është shkruar se, “më 22 dhjetor 1940 ushtria greke ka hyrë në Himarë dhe banorët e pritën me entuziazëm dhe në mënyrë festive”.

Në ato fillime të jetës plurale, nën ndikimin e lobit grek në Shtetet e Bashkuara, (nga ku janë paguar hershëm silogjet e Vorio Epirit) presidenca e Saliut, bëri lëshimet e para të mëdha, që, edhe sot e kësaj dite rëndojnë mbi gjendjen në Himarë. Për fat të keq, e gjithë politika inferiore shqiptare e pas ’90-s, ka bërë të tilla lëshime ndaj një shteti që nga ana e tij nuk njeh asnjë minoritet.

Sot jemi para një situate të re e të vjetër njëherazi. “Sovranisti” Ilir Metaj dhe “nacionalisti” Sali Berisha vendosën së bashku, që kandidati i tyre për postin e kryetarit të Bashkisë në Himarë, të jetë njëri ndër emrat më të përfolur të linjës filohelenike, Fredi Beleri, që i ka vënë emrin vetes Dhionis.

Nëse më herët ka pasur një bashkëpunim të heshtur mes dy partive kryesore për të drejtuar Bashkinë e Himarës përmes një përfaqësuesi normal, kësaj here opozita e dalë mendsh vendosi, përkrahu dhe mbështeti, një individ të lidhur që në rininë e tij me dy struktura thellësisht ultra nacionaliste, deri fashiste, MAVI, dhe Agimi i Artë (ky i fundit i shpallur pak kohë më parë, i paligjshëm, nga vetë drejtësia greke).

Këto e kanë në program, krijimin e Vorio Epirit dhe bashkimin, deri të dhunshëm, të krahinës së Himarës me shtetin grek. Gjithnjë sipas të njëjtit parim lëvizës: fillimisht helenizim, pastaj krahinë autonome, e më pas, bashkimi me Greqinë.

MAVI është organizata famëkeqe që goditi postën ushtarake të Peshkëpisë në 1994. Emri i Fredit-Dhionis është lidhur drejtpërdrejtë me këtë ngjarje.

Shqiptarët e brezit të ri ndoshta nuk e njohin këtë veprimtari. Por historianët do bënin mirë të hapnin arkivat e kundërbulimit shqiptar të para ’90-s, për ta bërë më të qartë, çfarë është Mavi, kush fshihet pas kësaj organizate, kush i financon, çfarë lidhjesh kanë me politikën zyrtare. Pa kuptuar këtë të djeshme, nuk e kuptojmë dot të sotmen, përshembull, pse Fredi është bërë Dhionis, ku e gjen kurajon të bëjë atë që bën, kush ia jep paratë, etj, etj.

Pra media, publiku shqiptar, brezi i ri nuk duhet të mjaftohen me dufin apo mllefin patriotik të momentit, ndonjë meme fejsbuku, apo ndonjë këngë tallava dhe kaq.

Ato duhet të informohen cili është Jani Diamanti (një nga themeluesit e MAVI-t), cili është Andrea Bollano, cili është Spiro Miloja, e të tjerë si këta, çfarë kanë bërë në kufijtë jugorë të vendit, çfarë kanë bërë në Himarë. Vetëm pasi të kuptohet kjo histori, do kuptojmë çfarë përfaqësojnë fredërit, bollanot, apo dulet e sotëm.

Nëse nuk njihet dhe nuk kuptohet kjo e shkuar e ethshme kundër Shqipërisë dhe interesave shqiptare në rajon, do ta kemi shumë vështirë të identifikojmë se nga na erdhi, dhe nga do na vijë, rreziku, kohë pas kohe.

Këto organizata kanë synuar, të mbajnë një gjendje të ngrirë mes dy shteteve, ku, më pas, përmes presionit politik të arrihen qëllime të skajshme. Sepse në situata të tilla, duhet të mbrohesh, pra bëhet e vështirë që Shqipëria, ende e dobët, të jetë në gjendje të kërkojë të drejtat e saj të ditura historikisht, veçanërisht çështjen çame, dënimin e gjenocidit ndaj tyre, të drejtat e pakicave, emigrantëve, pengesat e krijuara nga lënia absurde në fuqi e ligjit të luftës, etj

Që të kthehemi te Fredi, ky ishte kandidati i vetëm për kryetar bashkie në Shqipëri, që fushatën e bëri nën flamurin e Vorio Epirit. Dhe mburrej për këtë. As në Dropull nuk ndodhi kjo. Në sfondin e logos së fushatës së tij ishte flamuri grek.

Pra beteja e këtij kandidati ishte jo me kundërshtarin që kishte vendosur e majta, por me shtetin shqiptar dhe interesat shqiptare. As kjo dhe as dëshmitë e tij publike për helenizimin e Himarës nuk i mjaftuan opozitës shqiptare të distancohej prej tij. Ky personazh groteskt, pra, që thotë se shqiptarët kanë ardhur nga malet e Kaukazit, ishte dhe është kandidati i bekuar nga Metaj dhe Berisha.

Si do ta drejtojë ky, një bashki shqiptare, ku nuk bëjnë pjesë vetëm banorë greqishtfolës, por shumë më tepër shqiptarë?!

Dhe si e bëri të mundur Beleri që, përmes një pakice votash, vetëm 19 më tepër në favorin e tij, të mund të jetë primari i Himarës? Si ndodhi që edhe shqiptarë nga pjesa tjetër e Bashkisë, lebër përgjithësisht, votuan pro tij?

Përgjigjet i dinë dhe Iliri e Saliu. U dhanë para dhe u premtuan banorëve të disa fshatrave të Labërisë pasaporta greke, me të clat mund të shkojnë në të gjithë vendet e botës; u bënë presione shqiptarëve që janë në Greqi për heqjen e pasaportave dhe dëbimin e tyre nga shteti grek, megjithëse jetojnë atje prej dekadave; u krjuan lidhjet mes drejtuesve të opozitës së Berishës, falangave të Metajt dhe dhjakësve të Dules.

Për Fredin – Dhionis, protestoi kryeministri grek, ministri i jashtëm, ambasada greke, shoqata të pafund, e bashkë me to, edhe Saliu me Ilirin, ‘atdhetarët’ tanë që u digjet xhani për Shqipërinë.

Kori i vjetër i tragjedive tona, tashmë është në mbrojtje të një njeriu që mund të jetë vrasës, që është manipulues, dhe që synon helenizimin e krahinës shqiptare të Himarës.

Ja një sinjal domethënës se çfarë mund të jetë Himara në drejtimin e Belerit: Pas numërimit të votave, në sheshin e qytetit, aty ku ishte vendosur pankarta e madhe me foton e kandidat Fredit, nisi edhe vallja. Njerëzit janë të lirë të hedhin valle. Por vallja e kujt ishte, kujt i kushtohej kënga shoqëruese? Askujt tjetër, veçse Spiro Milos, antishqiptarit filo grek që përmendëm më sipër këtij shënimi.

Është për të qeshur dhe për të qarë, por më të zëshmit dhe më gjakatarët në përpjekjet shoviniste në jug të vendit, nuk janë vetë pakicat reale greke në Shqipëri, por shqiptarët e greqizuar, ose vllehë të greqizuar, siç është rasti i Spiro Milos.

Ky gjakprishur, i lindur në Himarë, me origjinë nga Progonati, në 18 nëntor të vitit 1912, dhjetë ditë para se të shpallej pavarësia e Shqipërisë, zbarkoi në Spille dhe pushtoi Himarën, Kudhësin, Qeparonë, Dhërmiun, Pilurin, Vunon dhe Palasën. Ngriti një “flamur” me aq yje sa fshatrat e Himarës dhe me ngjyrat e flamurit grek, të njëjtin që u shfaq edhe në fushatën e Fredit-Dhionis.

Më 24 shkurt 1914 ai shkoi më tej, vetëshpallet prijës i Himarës dhe në korrik të po atij viti shpalli bashkimin e Himarës me Greqinë. Gjaku shqiptar që derdhi do ia lartësonte figurën e tij në politikën greke, deputet i së cilës u bë, por krimet nuk i harrohen as sot, në fshatrat e Bregut.

Pra ky Spiro dhe pasuesi i tij Fredi, janë shembulli që ka opozita tri ngjyrëshe Berisha – Metaj – Dule, të cilën ia paraqesin Shqipërisë si “fitore mbi të majtën”.

Kushdo në Himarë është i lirë të thonë që është grek, por nuk mund të thonë se janë në tokë greke. Ata janë greqishtfolës, le të flasin cilën gjuhë të duan. Le të vejë dhe Saliu me Liken të kërcejnë vallen e Spiros për inat të Edvinit. Por toka e Himarës, viset, bregu e malet e saj, janë shqiptare.

Drejtësia shqiptare që e ka sot pas hekurave Fredin duhet t’u rrijë larg emocioneve, intrigave, shantazheve dhe hesapeve politike. Ajo ka faktin, ka edhe ligjin. Të dëshmojë integritet dhe ta japë dënimin njëjtë si do ta jepte për çdo person që ka kryer atë krim.

Ndëshkimi i tij ligjor është i domosdoshëm. Në afatgjatë, e vërteta dhe vetëm e vërteta i bën mirë të gjithëve. Jo vetëm Shqipërisë, por edhe Greqisë dhe gjithë banorëve të Himarës; shqiptarëve që duan të flasin greqisht dhe atyre që duan të flasin shqip.

Si edhe mijëra të tjerëve që shkojnë atje për detin dhe natyrën e mrekullueshme, e që nuk flasin as shqip e as greqisht.